• |
ide | kryesore

Papa Fraçesku mesazh surprizë për të rinjtë shqiptarë: Mos u largoni, atdheu ka nevojë për ju (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
papa


Papa Françesku ka pasur një masazh surprizë për të rinjtë shqiptarë. Mesazhi i tij është një thirrje që të mos largohen jashtë shtetit, por të qëndrojnë në vendin e tyre për ta përmirësuar atë. “Atdheu ka nevojë për ju”, thotë ndër të tjera Papa.

“Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua”, dëgjohet Papa teksa thotë në video.

Videoja është publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit Arjan Dodajt, i cili e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social X.

“Papa Francesku e don shumë popullin tinë, Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që kërkova për ju, Papa Franceskut. Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuese për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun e tyre, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë”, shkruan ai./A2 Cnn

https://www.youtube.com/watch?v=FkpbeOPJlAw


10 Comments

  1. Un i lutem ZOTIT qe te sjellin diten e gjykimit sa me shpejt per Papen e te gjithe ata qe jan bashkpuntoret e tij . Se ato fjalime e sygjerime qe ka dhen ai JANE TE papranueshme per KISHEN KATOLIKE. Ato fjalime i ben veten djalli dhe atij i sherbejne. ZOTI E GJYKOFTE DHE E DENOFTE SA ME SHEJT.

  2. Mos e lini atdheun ,…memire tju perdhunoje i juaji se i huaji,…..fjale te arta ne jemi mesuar me suxhukun e klaneve te politikes albanistaneze , duhet qe dhe femijet dhe niper e mbesa ti skllaverojne qafirat

  3. O Papa Françesku thirja juaj duhet te jete” mos bini pre e sektit mavi e te nerrni rruget e kurbetit” se ate do i gjati, lal tallavaja dhe eproret e tyre.

  4. I nderuar At ,mire ben qe u drejtohesh te rinjvet per te qendruar ne vend e permiresuar me pune ate,por duhet t’u besh nje thirrje tjeter,ngrihuni te gjithe e rrezoni kliken neo- diktatoriale qe keni mbi krye ,dhe behuni vigjilente qe ata qe do te vijne ta dijne se cfare i pret neser nese do sillen si keta te sotmit.Kjo duhej te shoqeronte lutjen tuaj per shqiptaret.

  5. O Papa Françesku thirrja juaj duhet te jete” mos bini pre e sektit mavi e te merrni rruget e kurbetit” se ate do i gjati, lal tallavaja dhe eproret e tyre sorosian!

    1. Mire do ishte te mos largoheshim por kushtet e detyrojne njeriun le lere shtepine njerzit dhe ta filloje nga zeroja me nje vend te huaj Ne vendin tone ka vdekur shpresa qe mund te behet nje dite nje vend qe e ka kapur hajduti kudo nuk ka zgjidhje tjeter 32 vite demokraci 32 vite ne vend numero

  6. Papapulit thuaj pse ja u puth dorën familjes Rothschild ajo ka domethënie tjerat jane pallavra
    Thuaj bote e piste fuck all

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *