• |
ide | kryesore

Aksidentohet makina e KFOR në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksidentohet makina e KFOR në Kosovë


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Leshan të Pejës në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej tyre dyshohet se është e KFOR-it, shkruajnë mediat kosovare.

“Në ora 15:15 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Leshan të Pejës. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sakaq bëhet me dije se nuk ka informacione për gjendjen e personave të aksidentuar. Në fotot e publikuara shihet një pjesëtare e KFOR-it e lënduar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *