• |
ide | kryesore

Berisha refuzoi të merrej në pyetje, ndërpritet seanca për në GJKKO

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK, Berisha


Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është ndërprerë dhe raportohet se do të rinisë në orën 18:00, pasi siç raporton gazetarja Klodiana Lala, mbrojtja e tij ka kërkuar kohë të njihet me aktet.

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, avokati i tij Genci Gjokutaj ka mbërritur pranë ambienteve të gjykatës.

Po ashtu mësohet se edhe avokati Sokol Mengjezi ndodhet në gjykatë me prokurë të posaçme në mbrojtje të ish-kryeministrit Berisha.

Berisha zgjodhi të mbajë një konferencë me gazetarët në orarin e caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Kujtojmë se dje Gjokutaj u shpreh se në momentin kur Berisha nuk ka marrë vendim për procesin ligjor ndaj tij, ai nuk është pjesë e procesit.

“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha ai.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *