• |
ide | kryesore

Champions, Inter e Napoli në natën për të mos gabuar: Bayern në strofullën e Galatasaray

-Instant, F1, Sport
Galatasaray



Mbrëmje e Champions League për të mos u humbur për Inter dhe Napoli. Nuk mund të bëjë më hapa fals edhe Manchester United, ndërsa Bayern Munchen do të kërkojë të zgjerojë rekordin e fitoreve në fazën e grupeve që zgjat nga viti 2019. Në strofullën e Galatasaray, kampionët e Bundesligës i pret një Ferr i vërtetë. Real Madrid synon fitoren ndaj kundërshtarit të 108 të ndryshëm në Portugali, kundër Bragës.

GRUPI A

Beteja për kreun e Grupit A luhet në Ali Sami Yen. Turqit e Galatasaray, të pamundur prej 17 ndeshjesh, presin kryesuesit e Bayern Munich. Bavarezët rekordmenë të pathyeshmërisë në fazën e grupeve, që prej vitit 2019, kanë pikë të plota, por janë në distancë parakalimi nga Galatasaray ndeshja do të jetë krejt tjetër nga një shëtitje.

Në ndeshjen tjetër e ka të ndaluar të mos fitojë Manchester United, me vetëm 0 pikë pas dy ndeshjesh. Skuadra e ten Hag, nëse do të kualifikohet duhet të mposhtë patjetër Copenhagen, sidomos duke qenë se luan në Old Trafford. Danezët kanë një pikë dhe do të mundohen të futen në lojë piëkrisht në konfrontimin e dyfishtë me anglezët.

GRUPI B

Kryesuesit e pazakontë të Grupit B, Lens do të kenë përballjen vendimtare me PSV Eindhoven. Holandezët kanë vetëm një pikë, dhe në sfidën e dyfishtë do të vendosin gjithcka për kualifikimin. Francezët do të përpiqen të shfrytëzojnë faktorin fushë, por duhet të kenë kujdes, duke parë çfarë ndodhi në Holandë me Sevilla, që pa t’i fshihet avantazhi i dyfishtë në barazimin 2-2.

Situata komplikohet edhe më shumë nga fakti që Arsenal do të luajë me Sevilla, ku të dy formacionet e kanë të ndaluar të gabojnë. Spanjollët kanë dy barazime dhe është koha të mendojnë për fitoren, por në Emirates misioni do të jetë i vështirë.

GRUPI C

Transfertë në Gjermani për Napolin e Rudi Garcia, i impenjuar në shtëpinë e Union Berlin. Kryeqytetasit janë një ekip në krizë që vjen nga tetë humbje radhazi. Në grupin C kryeson Real Madrid me 6 pikë, që kërkon të ruajë vendin e parë në ndeshjen me Bragën. Pas spanjollëve pozicionohen të kaltrit dhe Braga me 3 dhe Union me 0.

Në Olympiastadion në Berlin, ku do të mbërrijnë rreth 3,000 tifozë napolitan, italianët luajnë për një pjesë të madhe të mundësive të tyre për të kaluar grupin. Në Verona, të kaltrit treguan se e kanë harruar humbjen në shtëpi ndaj Fiorentinës dhe po kalojnë një periudhë të mirë forme. Transferta gjermane është mundësia perfekte për ta drejtuar grupin në favor, duke përfituar nga përballja e dyfishtë e Bragës kundër Real Madrid. Djemtë e Rudi Garcias përballen me një skuadër ende të bllokuar në Evropë dhe në një krizë të thellë rezultatesh edhe në kampionat. Gjashtë humbje radhazi për Union dhe një renditje shqetësuese. Kundër gjermanëve, trajneri francez duhet të mbështetet sërish në njëmbëdhjetëshen që fitoi në Bentegodi me Mario Rui në të majtë, në vend të Olivera dhe treshen Kvara, Raspadori dhe Politano në sulm.

GRUPI D

Inter pret Salzburg në një San Siro krejtësisht të shitur (18:45) me synimin për të marrë kryesimin në renditjen e Grupit D. Një mundësi për të përfituar gjithashtu nga transferta e Real Sociedad në Lisbonë ndaj Benfica për t’u shkëputur nga spanjollët. Për momentin skuadrat janë me pikë të barabartë (4), ndërsa Salzburg i ndjek me 3 (portugezët ende me 0).

I rikthyer në krye të renditjes falë fitores me Torinon kundër Granatas dhe humbjes së Milan në ndeshjen e madhe në shtëpi kundër Juves, Inter zbret në fushë kundër Salzburg. Zikaltrit luajnë për kryesimin e grupit të Champions League, duke shfrytëzuar shtytjen e San Siros. Kundërshtari, austriakët, nuk duhet nënvlerësuar edhe sepse, siç kujtoi një ditë më parë trajneri Simone Inzaghi, fituan ndaj Benfica në transfertë. Një sukses i dyfishtë sonte dhe në Salzburg më 8 nëntor do t’i lejonte zikaltërit të mbërrinin në ndeshjen e Lisbonës kundër Benfica, më 29 nëntor, më të qetë. E gjitha kjo duke marrë parasysh se është në mes të super-ndeshjeve të kampionatit kundër Juventus dhe Napoli.

Lexo më tej: Inter, në transfertë është skuadra më e mirë e Europës: ja të gjithë numrat e zikaltërve

Presidenti Steven Zhang nuk do të jetë sonte në San Siro, i bllokuar në Nanjing. Sa për formacionin, në të majtë ka hapësirë për Carlos Augusto. Në mesfushë Frattesi favorizohet ndaj Barella dhe në sulm Sanchez është i favorizuar ndaj Thuram për t’iu bashkuar kapitenit Lautaro Martinez.

NDESHJET E MBRËMJES

Champions League Group A
18:45 Galatasaray – Bayern Munich
21:00 Manchester United – FC Copenhagen
Champions League Group B
21:00 Lens – PSV Eindhoven
21:00 Sevilla – Arsenal
Champions League Group C
21:00 SC Braga – Real Madrid
21:00 Union Berlin – Napoli
Champions League Group D
18:45 Inter – FC Salzburg
21:00 Benfica – Real Sociedad



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *