• |
ide | kryesore

Video/ Icardi nuk mjafton, Kane jep spektakël në Ali Sami Yen: triumfon Inter, në fushë edhe Asllani

-Instant, F1, Sport, Video
Kane



Në raundin e tretë të Champions League, Bayern Munich nuk gaboi dhe bëri 3 në 3, falë 1-3 të fiksuar në shtëpinë e Galatasaray. Gjermanët kaluan në avantazh menjëherë me Coman, por rikapën ndeshjen me penalltinë e Icardi. Në fund diferencën e bëri Kane me golin e 1-2 dhe asist për Musiala në golin e 1-3. Në Grupin D Inter mposhti 2-1 Salzburg, duke u ngjitur në 7 pikë. Zikaltrit qëndrojnë në krye të grupit D. Sanchez kaloi në avantazh të besuarit e teknikut Inzaghi, ndërsa barazoi Gloukh. Ndeshjen e vendosi penalltia e shënuar nga Calhanoglu, përpara se ti linte vendin Kristjan Asllanit.

GRUPI A

Bayern fiton 3-1 në Turqi ndaj Galatasaray dhe tashmë vendos një hipotekë serioze për kualifikimin. Gjermanët kaluan në epërsi në minutën e 8′ me Coman. Francezi mori pasimin nga Sané në zonë, e zhvendosi topin në të djathtë dhe me një goditje të saktë diagonale mposhti Muslerën. Në minutën e 30′, megjithatë, erdhi goli i barazimit me një penallti të realizuar nga Icardi. Argjentinasi mposhti me ‘panenka’ Ulreich, duke rivendosur ekuilibrin. Tuchel sidoqoftë mund të buzëqeshë falë 6 minutave që u mundësuan bavarezëve të siguronin fitoren dhe ndoshta të kalojnë në raundin tjetër. Në minutën e 73′ Kane shënoi golin e avantazhit, ndërsa në minutën e 79′ shërbeu për trisin e Musiala. Bayern është i pari me 9 pikë, ndërsa Galatasaray mbetet në kuotën 4.

Lexo më tej: Video/ Kane tregolëshi i parë në Bundesliga, Bayern Munich asfalton 7-0 Bochum: ja rezultatet

GRUPI D

Inter ka arritur fitoren e njëqindtë në historinë e tij në Champions League duke mposhtur Salzburg falë golave ​​të Sanchez dhe penalltisë së Calhanoglu. Këtë herë Inzaghi gjeti gola alternativë ndaj atyre të ThuLa-s dhe përveç vendit të parë në Serie A, mund të buzëqeshë edhe për renditjen në Europë, vendi i parë në grup me 7 pikë. Një sukses në Austri pas dy javësh mund t’i vendosë gjërat përfundimisht në rregull. Por ndërkohë zikaltrit po shijojnë suksesin e dytë pas pushimit, i gjashti në shtatë ndeshjet e fundit të Champions League në Meazza, sërish i tejmbushur.

Në fakt, nuk ishte Interi më brilant i sezonit dhe zikaltrit pasi morën avantazhin me Sanchez lejuan rikthimin e austriakëve. Vendasit vuajtën deri në minutën e 90′, por morën tre pikët që dëshironin… si skuadër, pa u dorëzuar asnjëherë, dhe në fund festuan. Roma e ‘armikut’ Lukaku arrin të dielën për një tjetër ndeshje sigurisht jo të parëndësishme. Në Pinetina të gjithë e kanë pritur me padurim takimin me ish-in e madh që nga vera e kaluar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *