• |
ide | kryesore

Loja e dyfishtë/ Kurti “pranon” Asociacionin, por thotë se pa sanksione s’ka dialog

Arkiva, Kryesore, Lajme
kurti quint asocacion



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon taktikën “tërhiq e mos e këput” lidhur me presionin ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje me Serbinë. Nga njëra anë, ai duket se ka pranuar për herë të parë një plan të pesëshes perëndimore (Shtetet e Bashkuara, BE, Gjermani, Francë e Itali) për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, por nga ana tjetër, menjëherë ka lëshuar mesazhin se dialogu nuk mund të vazhdojë, nëse Serbia nuk sanksionohet nga BE për ngjarjet e Banjskës.

Një propozim modern për Asociacionin

Pas vizitës në Prishtinë të emisarëve të QUINT-it, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, deklaroi se me Kurtin ka diskutuar për një plan për Asociacionin. Këtë e ka pranuar në një farë mënyre edhe qeveria e Prishtinës e cila ka folur për “një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7”.

Pikërisht ky nen i Marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh me plot 11 nene, parashikon “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë” dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Në një farë mënyre këtë pranim e ka bërë edhe njeriu më i afërt i Albin Kurtit, në Vetëvendosje, kryeparlamentari Glauk Konjufca që në një intervistë në T7 ka pranuar se projekti i propozuar për Asociacionin është në përputhje me kushtetutën.

Ndërsa zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë më 24 tetor se blloku evropian ka bërë “propozim modern evropian” për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Deri tani palët nuk kanë qenë dakord për këtë pikë. Në Beograd insistojnë në kompetenca të gjera për këtë asociacion, ndërsa në Prishtinë thonë se ato do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

Pas vizitës së pesëshes në Kosovë e Serbi për të intensifikuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve që u pasua nga ajo që u duk si një dritë jeshile nga Kurti, liderëve të dy vendeve u shkoi njuë një ftesë nga Bashkimi Europian për takime në Bruksel për takime me Presidentin e Francës, Kancelarin e Gjermanisë, Kryeministren Italiane dhe Presidenten e Komisionit Europian duke e pranuar si bazë propozimin e ri të Pesëshes që përfshinë edhe një statut për Asociacionin.

Kthesa në Financial Times

Por, në një intervistë të publikuar këtë të martë në gazetën Financial Times Albin Kurti veç asaj që ka pranuar ka çuar edhe mesazh me kushte. Ai ka këmbëngulur përmes një interviste në “Financial Times”, që Serbia duhet të sanksionohet para se të rikthehet në tryezën e dialogut me Kosovën. “Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që bënë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, – tha sot Kurti për FT.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Kurti ka thënë se nëse s’ndodh ndëshkimi “do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe do të harrojmë fare për normalizimin”. Sipas tij, Perëndimi duhet t’i shuajë shpresat për rikthim të bisedimeve në rrugë të duhur, nëse “nuk ushtron masa shtrënguese ndaj Serbisë.

Të enjten, Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do t’i takojnë veç e veç presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ata janë ftuar në Bruksel katër ditë pasi emisarët perëndimorë i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë që t’i normalizojnë marrëdhëniet, në disa takime që i kanë zhvilluar në Prishtinë dhe Beograd. temë kryesore pritet të jetë një propozim i ri dhe modern për themelimin e Asociacionit. Palët kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013, ndërsa më 2015 janë pajtuar edhe për parimet e funksionimit të tij.

Po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur se këto parime janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe ka kërkuar që ato të harmonizohen përmes akteve nënligjore.

©Lapsi.al

 



11 Comments

  1. ore ja u be asosacioni, ca do marre mbrapsht kosova? ka mbi 10 vjet mogherini me obamen qe nisen bisedimet, kosova ka ber plot leshime dhe serbet asnje! ne te kundert po punojne cdo dite qe te shembin pavaresine dhe edhe e kane sulmuar me arme

    ca do marr mbrpasht, smjaftoi pakoj e ahtisarit, ja dhe asosacioni , pastaj do dali noi gje tjeter
    po serbia si i trajton shqiptaret ne presheve bujanoc medvegje e gjetke?

    ca jane keto karlliqe

    kjo eshte loje hajde bojme sikur negociojme edhe presim kur te jete tjetri me i dobet me ja zhyt

    1. Kosova eshte çliruar nga USA & NATO, ka dhjetra vite qe po merr leke e po mban me buke popullin, po merrte liberalizimin e vizave, po integrohej ne NATO, Ka monedhe kombetare EURO. Ato nuk jane leshime por te drejta. Po vazhdoi me keto budallalliqe te Kurtit dhr nacionalisteve pabuksa, do ta lere ne dire te Serbise e Rusise te behet cope cope..

  2. Sali Berisha, që në fakt përdori fuqinë e tij si kryeministër dhe atë të gjithë Shtetit për të realizuar atë privatizim. Për të arritur këtë qëllim Berisha, mes të tjerash, ka ndryshuar 2 ligje, ka bërë 8 VKM, ka emëruar dhe shkarkuar zyrtarë sipas nevojave, ka vënë në dispozicon të procedurave 5 ministra të ndryshëm bashkë me institucionet në varësi të tyre duke përfshirë kupolën e forcave të armatosura, duke prodhuar në total mbi 130 shkresa vetëm për këtë çështje.Ja dhe nje salih karaxhic ne Kosove,i mori ne qafe kosovaret

    1. Per te gjitha keto ka pergjegjesi Berisha. Per 17 VKM te kaluara ne nje dite Rama thote se nuk ka asnje lloj pergjegjesie pasi pergjegjesia eshte personale. Tani ose ne te dyja rastet pergjegjesia eshte personale ose ne te dyja rastet eshte e kryeministrit. Zgjidh e mblidh. Ti mund te besh rolin e budallait dhe te besh sikur nuk kupton. Po ne nuk jemi ketu per te mbajtur iso ty dhe Rames. Nje gje ose eshte e drejte per te gjithe ose nuk eshte drejte per te gjithe. Keto llogje Kavaje ti dhe padroni yt mbajini ne mbledhjet e qeverise ku nafijet dhe eunuket ministra rrine dhe degjojne monologun e Rames.

  3. Ky ishte problemi….
    Që të detyronin Serbinë të pranonte Asociacionin e Komunave Serbe pa funksione ekzekutive,Kurti me mësuesit e vet organizuan ” Kumanovën numër dy”.
    UDB nuk ka patur vetëm serbë në radhët e saj….

  4. C’te beje Kurti i shkrete!
    Perballe ka Serbine qe nuk e njeh si Shtet, nga pas ka ata “Clirimtaret” qe e shtyjne ne nje dialog pa fund me Agresorin.
    Dhe i keq pastaj mbetet Kurti qe kushtezon ato tryeza koti me njohje te Kosoves nga Serbia, por per kete te drejte absolute te tij ka perseri kunder ata “Clirimtaret” qe jane gadi te ngrene serish nje ish-Yugoslavi vetem te mos u prishet gjumi atje ku jane.

  5. Ja pse Fatmir Bektashi është njeriu kyç i këtij hetimi. Nëse do të konfirmojë (duke përgënjeshtruar Berishën) që Jamarbër Malltezi nuk ka dhënë asnjë kontribut financiar në ndërtimin e kullave, atëherë do të jetë prova që familja Berisha është korruptuar në këmbim të favoreve të dhëna në procesin e privatizimit. Nëse do të ndryshojë version dhe do t’i japë të drejtë Sali Berishës, atëherë do të jetë kjo prova që ndërsa vjehrri vendoste Shtetin në dispozicion të privatizimit të truallit, Jamarbër Malltezi pastronte në ato 19 kulla paratë e pista të familjes. Si në një rast, ashtu dhe në tjëtrin, të gjithë rezultojnë fajtorë.

  6. Berisha bën ‘copë’ Shqipërinë në median greke: Tek ne ka një fond sekret! S’duroj dot kur preket Beleri…Tani keni te drejte te mburreni burrecin serb te ballkanit salih berisha,per bythen e vet shet dhe kalamajte e tij.

  7. Dhe Rama patriot i madh.
    Te ish per patriotizem as nuk do ish lejuar fare te kandidonte ky pisi Bejleri.

    Ne Derviçan sot Rama duke deklaruar vllazerine shqiptaro – greke dhe i pergjeruar per pajtim.

    Pa dinjitet fare.

    Pale ajo defiçentja, Kumbaro: …” siç jane bashke dy flamujt tane, siç jane bashke dy zemrat tona”.

    Padyshim duhet nje gjuhe korrekte ne keto raste, por jo jargavitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *