• |
ide | kryesore

Studentët e Mjekësisë: Qeveria të tërhiqet nga ligji ose vazhdojmë bojkotin

Lajme, Të fundit



Studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin dhe protestat në kundërshtim të ligjit të miratuar nga qeveria që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve. Studentët e vitit të parë janë mbledhur jashtë godinës ku zhvillohet mësimi. Të veshur me bluzat e bardhat ata po protestojnë, ndërsa paralajmërojnë se nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky ligj do të vazhdojnë bojkotin. Në një deklaratë për mediat ata thonë se qeveria nuk mund t’i lajmërojë 2 muaj përpara për të ardhmen e tyre.

“Ne nuk mund të na lajmërosh që për 11 vitet ardhshme të jetës sonë dy muaj para. Ne të gjithë këtu e kemi pasur mjekësinë si dëshirën tonë të parë. Qeveria nuk mund të na lajmërojë 2 muaj para për të gjithë të ardhmen tonë”, tha një student.

“Sa kohë ministria dhe qeveria miratojnë ligje që janë antikushtetues dhe detyrues me natyrë diktatoriale, vendosin për jetën e studentëve pa miratimin e tyre, ne do zgjedhim mënyrat demokratike për ta kundërshtuar. Ne duam të rrimë në Shqipëri, jo se po na detyron shtetit”, u shpreh një student tjetër.



3 Comments

  1. Ky ko…. Zhgaravites ate don qe ju te mos Arsimoheni nuk shikoni te gjitha reformat Jan kundra Studenteve.
    Ai i ben me qellim qe ju te largoheni nga Shqipëria.
    Pore ju duhet te rezistoni jo te largoheni.

  2. A ka pasoja një bojkot pa afat i studentëve të Mjekësisë?

    Sipas rregullores së Universitetit, një numër i caktuar mungesash në leksione e seminare çon në përjashtimin e studentit dhe mundësinë e humbjes së vitit shkollor.

    Ndoshta për shkak të moshës, të rinjtë nuk kanë menduar se mund të kenë edhe pasoja administrative.

    Protestat pa kauzë dhe mbështetje të gjerë janë të destinuara të dështojnë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *