• |
ide | kryesore

SPAK sekuestron pasuritë e Pëllumb Gjokës (Lista)

Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Në njoftimin e SPAK flitet për një sërë pasurish, toka në zonën e Pulaj- Plazh, Velipojë, të cilat figuronin të regjistruara në emër të personave të tjerë.

Nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga Gjoka, në bashkëpunim me persona të tjerë.

NJOFTIMI I SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr. 9 të vitit 2023, regjistruar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334, dhe 287 të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.422 datë 23.10.2023 ka vendosur masën së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, bazuar në nenin 274 të K.Pr.Penale dhe 36 të Kodit Penal mbi 3 (tre) pasuritë të paluajtshme, me sipërfaqe totale 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) m2, si më poshtë:
• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare …….;
• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare ……..;
• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj.

Nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me persona të tjerë.

Vendimi nr. 422, datë 23.10.2023 i Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Ndërkohë vazhdojnë hetimet në lidhje me evidentimin e plotë të fakteve penale dhe personave të përshirë në këtë aktivitet kriminal.



5 Comments

  1. Ore ca beni!!!!!
    Paskan luajt mendc keta te SPAK.
    Me siguri SPAKU i poshter i mbledh pasurit e njerzve te ndreshem. Per tja dhen Edi Rames.
    Hahahahah. Tani qe SPAK po pret koka e po konfiskon pasuri.
    Do dalin ata, qe presin rradhen, e do berrtasin. Diktatur si ne 48 po na marin pasurin…
    PO ME CFAR E BERE PASURIN???
    Kjo pyetje eshte ne kundershtim te konventes europiane, te te drejtave te njeriut. Nuk pergjigjemi.

  2. Gjunkshi i gatshëm për t’u bindur urdhrave dhe për të nënshkruar menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim merr gjithçka në dorë. Në vetëm 24 orë bën plot 5 veprime.
    Vetëm një javë pas emërimit, më datë 15 tetor 2009, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Arben Imami autorizon Xhemal Gjunshin si kompetent për shitjen e pronës. Pa kaluar 24 orë, Gjunkshi kalon të gjitha procedurat që ishin të pamundura të kryheshin prej 3 vitesh nga Qirjazi.

  3. Po llogaritë bankare ku janë. E lanë tërë këtë kohë që t’i transferojë në vënde të tjera sepse pa tjetër janë dhe parët e Ramës!!!!

  4. o spaku , sekuestroi token qe i vodhi kusherires dhe plazhin si investitor strategjik mos i sekuestro pyllin ne tarabosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *