• |
ide | kryesore

FOTO/ Kean e kishte thembrën jashtë loje, Allegri i tërbuar: “S’mund ta anulosh se dikush ka flokë e tjetri jo”

-Instant, Sport
kean



Zemërim dhe zhgënjim për Moise Kean, i cili në minutën e 13′ të Juve-Verona iu anulua një gol për pozicion jashtë loje vërtet milimetrik. Sulmuesi i Juventus mposhti Montipò pas një aksioni fantastik me një goditje precize në hyrje të zonës, por arbitri Feliciani, pas një raportimi nga VAR, anuloi golin. Pamjet që vinin nga dhoma VAR treguan, për fatin e keq të Kean, se sulmuesi në fillim të aksionit ishte vetëm disa milimetra përpara kundërshtarit. Më saktë, vetëm thembra e juventinit ishte në një pozicion të parregullt.

Lexo më tej:Video/ Juventus i anulohen dy gola, Cambiaso i jep fitoren në minutën e 97′: bardhezinjtë në krye pas 1183 ditësh

Në pjesën e dytë, VAR ishte sërish protagonist, duke anuluar edhe një herë një gol të Kean. Sulmuesi 23 vjeçar shënoi me kokë në minutën e 53′, por Feliciani, pasi rishikoi fillimin e aksionit në monitor, pa një faull të tij ndaj Faraoni.

ALLEGRI: “DUHET KTHYER TË RREGULLI I DRITËS MES LOJTARËVE”

Massimiliano Allegri, duke folur për Dazn në fund të ndeshjes, komentoi rastin e anulimit të golit të Kean për pozicion jashtë loje: “Duhet të kthehemi në rregullin e dritës mes lojtarëve. Nuk mund të rrezikosh të anulosh një gol për një thembër, një takë ose se dikush ka flokë dhe dikush jo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *