• |
ide | kryesore

Kris arma në Kepin e Rodonit/ Banorët përplasen me përfaqësuesit e Kishës Katolike

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorë, Gjirokastër, Shkodra, Rodonit, Kamëz, Bruz, Ardian, Durrës, Lezhë



Një konflikt i ashpër ka ndodhur këtë të diel në Durrës për shkaqe pronësie, i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia lokale thotë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kepit të Rodonit ku disa banorë të fshatit Shetaj, janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike.

Sipas informacioneve policore, konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën e kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata thonë se kanë një certifikatë pronësie po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri. Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt

“Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve” – thuhet në njoftimin e policisë së shtetit. /LAPSI.al 



3 Comments

  1. Kisha te mos perdori pushtetin e forcen e Tom Doshit per te zaptuar toka qe si takojne. Kerkoj nga Spak te bej nje hetim te plote mbi pretendimin e kishes katolike se ajo pjese e Kepit te Rodonit eshte e kishes. Kisha ka bere te sajen siperfaqe toke te konsiderueshme pa e mbeshtetur kerkesen e saj me dokumentacion te rergullt qe kerkon ligji. Lufta behet per interesa ekonomike, kisha eshte bere pale me investitor per te ndertuar ne breg te detit ne kuriz te banoreve autikton qe zoterojne dokumenta pronesie te vjetra dhe te reja sipas ligjit 7501

  2. Eshte e Kishes Katolike ajo toke qi nga koha e Skenderbeut.

    Shen Ndou.

    Hej, hudhni lajme me “Sali”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *