• |
ide | kryesore

Argita Malltezi: E vërteta për Lulzim Bashën dhe hyrjen time në politikë

Arkiva, Lajme, Të fundit
argita



Argita Malltezi ka bërë një dalje të rrallë këtë të hënë në TV. Ajo dha një intervistë për emisionin “Top Story” në TCH ku foli më së shumti për padinë e SPAK ndaj babait dhe bashkëshortit të saj dhe ku i hodhi poshtë të gjitha akuzat. Ajo u pyet nëse ka në plan që tashmë të futet vetë në politike, por e refuzoi këtë.

“Jo. Betejën politike e bën Sali Berisha dhe them se shkëlqen në atë që bën. Unë nuk kam ndonjë plan të fshehtë për t’u futur në politikë. Unë kam zgjedhur me vetëdije këtë rrugë. unë nuk kam asnjë plan për të hyrë në politikë. Jam pjesë e PD-së dhe vlerave që ajo përfaqëson” – tha Malltezi.

Ajo u pyet edhe për Lulzim Bashën dhe versionin se ishte ajo që e ndihmoi të hynte në politikë.

“Nuk e kam sjellë unë në politikë. Kjo është gënjeshtër. Në 2005-ën ai ka pasur një ofertë tjetër politike. Ka qenë rrethi im shoqëror, kjo është e vërtetë dhe mua më ka kërkuar vetëm një gjë që të takonte Sali Berishën. Për këtë e kam ndihmuar, por unë nuk e dija për çfarë ai donte që ta takonte Berishën.

Unë nuk sugjeroja njerëz tek Berisha sepse nuk kam dashur kurrë që t’i jap kosto Berishës me njerëzit që do t’i sugjeroja unë. A më ka zhgënjyer Basha? Kjo është pyetje retorike. Një Marine le Pen shqiptare? Unë vlerësoj që e dhashë përgjigjen për këtë” – tha Argita Malltezi. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. Qytetare dhe parti opozitare te Malit te Zi ne protesta kunder zgjedhjes se Kryetarit te Kuvendit.

    Arsyeja: eshte proserb dhe prorus dhe ka kerkuar heqjen e saksioneve ndaj Rusise.

    Ku tipi ka lobuar edhe kunder njohjes se Kosoves.

    Dhe ne kemi nje KM, qe deklaron ta mirekuptojme Serbine, se ashtu ka ca lidhje me ruset e nuk mund tu shmanget…

    I qarte ndryshimi mes qytetareve malazez properendimor dhe ketij tonit qe kur vjen puna per te bere avokatin e serbeve nuk pyet per imazhin e Shqiperise.

    1. Moj vajz. Po mire ai ka qen i shkare me kohe.
      Ata te partia e duan qe te perfitojn prej tij, dhe i krehin bishtin.
      Po ju te familjes, nuk i thoshit dot.
      O baba hap krahun, se do na maresh ne qaf.
      Tani rrij mutit persiper. Dhe vuani pasojat.

      1. Te priti ty tja thuash, po ça kujton se janë debila e frikacakë si rama?

        Nëse do të bësh një gjë të drejtë në këtë botë duhet të paguash çmimin

  2. Haha…. Pse nuk kërkoni dhe ju te opozites se dhjer. Zgjedhje te reja.
    Jooooo se ketu i vjedh votat rama.
    Por kur doni te beni zgjedhje!!!!
    Eeee nuk ka nevoj. U mësuam ne opozit.

  3. Komentues i i fundit, ama, idiot i fundit.Ky patronazhist kontributor ne vjedhje votas, hajdut i te aredhmes, nuk besoka ne ate qe ka , e ben vete.Mesa duket, duhet te jete , bire kurvi.

  4. Argita ishte shume e qarte ne ato qe thoshte Fliste super bukur e kuptueshme ,jo si disa qe flasin blabla
    Se ka dhe te te tjere gjasme me shume shkolla te larta poor nuk i kuptojme
    Andi Bushati je njishi neper studio
    Lere se cfar llomotisin disa serbeve si zagar Mero Baze qe ngjan si Vucic deri dje Mero Muc Nano hengren nga Sala tani po majmen nga zagar Edi
    E cfar mund te persim nga keta ne???
    Qe populli ska buk te haje Balluku Zonja Majlinda Bregu qe ka vajtur pas bythes Edit ja kush jane keta
    Ne maj te takave mistret Kumbaro e Spiropali etj qe nuk din ku ti cojne leket na falni se u zgjata shume

  5. Pa dyshim Argita eshte nje intelektuale e mire dhe dje ne nje panel pa jurist te tjere ajo ishte ne lartesine e duhur per avokatine e familjes se saj. Te tjeret ne studio ishin gazetar e jo avokat. Me lane pershtypje se ata se bashku me moderatoren po luanin rrolet e tyre. Sali Berisha ka akuze per abuzim me pushtetin per interesat e tij ose te afermeve te tij. Do vendosi gjykata se eshte fajtor apo jo dhe jo studijot TV. Sado ne lartesi te propogandes te jete vajza e Berishes perceptimi i shqiptareve eshte se ish Kryeministri e ish Presidenti i tyre eshte i koroptuar.

    1. SKAPI e beri politike ceshtjen, Publiku duhet te gjykoje veprimet e SKAPIT

      Gjykata e Rames u pa qe ne fillim qe sdo kete ceshtje te jete e paster juridikisht . Eshte politike fund e krye.

      Lere pastaj avokatete e caktuar nga shteti!

      SAPKU nuk ka thene dot sa eshte demi qe i eshte shkaktuar shtetit nga ky korrupsion pasiv i berishes!

      3 vjet hetime dhe ska akoma nje fature te demit!

      per te qene objektiv DEMI ME FATURE i inceneratorit te tiranes dje u shtua me 800 mije euro te tjere! PA DJEGUR ASNEJ MBETJE U PAGUAN 800 000 EUR

      ca ka bere SKAPI ??

      ik astrit ha noi byrek me lulushin , por merr te holla me vete se basha smban

  6. “Pordhë bajraktari dhe opingalëpirës”! Pse sillet kështu Saliu? Diplomati i njohur ka një përgjigje për “shtetin dhe mendjet e rritura maleve”Kur salihu serb dhe vajza serbe e Lirise del dhe flet me fjalet e babait salih tregon sa zgjuarsi ka kjo serbe kriminele kur mbron babain e tij serb qe shkatarroje kete vend vrau si nje serb cetnik dogji kete vend me porosi te serbise dhe si agjent ekselent serb beri gjithcka qe ky vend te mos bente perpara,e vodhi deri ne themel kete popull per 30 vjet,tani vajza beri avokaten e babait te tij serb,pranoje qe ne familja berisha e njohin proceduren dhe kemi cuar ceshtjen e babit serb salih ne apel,por tha babi nuk praqitet ne gjykate,salihu trashigimine politike do ja trashegoje vajzes me nene serbe arGrida te salihut.nga klan te Grida.antarja me e re ne Klanin kriminal e mafioz Trusti i Geshtenjave qe udhehiqet sot nga serbe.

    1. Trusti i Trushplareve akoma me perrallat se Saliu serb, Liria serbe , Argita serbe.

      Keta mikun e serbeve e kane ne krye te vendit.

  7. Mir baba se eshte politikan po ti me gjasme je juriste. Derisa nuk ka vendim te prer te gjykates burri dhe baba presumohen te pafajshem. Te dalesh tani e te vesh kujen si puna jote, do te thot qe ti e pret qe te denohen pasi ka prova. Gjykimi ska filluar akoma, prokuroria ben punen e vet, akuzon e sjell prova, eshte gjykata qe vendos ne baz te provave. Pastaj ka hallka te tjera, nivele gjykimi te tjera, dhe ne fund, nqs drejtesia shqiptare nuk te jep te drejt, per fat te mir jemi ne demokraci dhe mund te shkosh edhe ne strasburg po deshe. Keshtu qe ti thejsht ose dole per tu ber presion organeve te drejtesis, ose ne menyr indirekte e pranove fajesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *