• |
ide | kryesore

Bardhi: Basha nuk duhet të mungonte sot në parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit
bardhi



Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi foli për aksionin e opozitës në parlament. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi u shpreh se “Rama mund të dojë një opozitë që ha byrekë në shtëpi, siç po bënte Lulzim Basha sot, por ata janë mandatuar për problemet e popullit”. Bardhi tha se Basha duhej të ishte në parlament për të bërë betejë së bashku me kolegët e tij.

“Nuk jemi ne PD? Nuk e cakton zoti Basha këtë. Po ta caktonte zoti Basha e zoti Rama ne nuk ishim as opozitë, as PD. Do ishim në shtëpi, siç kanë vendosur një pjesë e kolegëve përfshirë zotin Basha që sot në vend se të vinte të bënte betejë me ne për komisionin hetimor të sterilizimit, check-up se i kemi bërë beteja në PD prej vitesh…

Po. Ai ishte duke ngrënë byrek dhe ishte në shtëpi. Rama mund të dojë një opozitë që ha byrekë, por ne nuk na kanë mandatuar qytetarët që të hamë byrek. Na kanë mandatuar qytetarët që të kryejmë detyrën tonë, misionin kushtetues, të kontrollojmë mazhorancën” – tha Bardhi.

Ai foli edhe për tensionet që ndodhën në Kuvendin e Shqipërisë. “Mazhoranca po e shtyn opozitën në skenarë ekstreme. Sa kohë opozitës do t’i mohohet çdo e drejtë nuk do të ketë asnjë seancë normale. Nëse nuk arrihet kështu do të dalim në rrugë”, – tha Bardhi.

Ai paralajmëroi se nuk do të ketë më humbje kohe. Duke ftuar edhe grupin e Bashës që t’ju bashkohet.

“Ata nuk na lejojnë të bëjmë punën tonë, ne nuk i lejojmë të bëjnë punën e tyre. Grupi i Bashës është i ftuar të bashkohet, edhe sot duhet të ishin aty” – tha Bardhi. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. A ju keni vajt per lesh te gjith ne ate parti.
    Nuk behet me ajo parti.
    Me nje non grata e gati per burg.
    Apo me nje buf qe nuk u be asnjeher burr.

    Ikni ne shpi filloni zanatet tuaja te meparshme. Se kjo puna e pd mbaroi.

  2. Po ti bësh një karikaturë opozotës sot, më e gjetura do ishte një rreth me tre veta, me Bardhin që i ka futur karin Bashës, Basha që i ka futur karin Berishës dhe Berisha që i ka futur karin Bardhit, me nënshkrimin poshtë Tre B-hat me Vulë në bythë.

  3. “Pordhë bajraktari dhe opingalëpirës”! Pse sillet kështu Saliu? Diplomati i njohur ka një përgjigje për “shtetin dhe mendjet e rritura maleve”

  4. Ne fakt ju maloket e jugut jeni me te vertete bythqira. Do jete ndikimi i greqise, se jeni dhe te pabese.

  5. Ndryshimi ndërmjet Bashës e Bardhit ështe se i pari e sheh zgjidhjen e dajjes së Shqipërisë nga rrethi vicioz i korrupsionit, duke larguar nga politika “trekëndëshin e Bermudës” , ku ai fut Ramën, Metën e Berishën, ndërsa i dyti zgjedhjen e gjen tek bashkimi i opozitës Berisha, Meta , Dule Ndoka , kundër Ramës e së fundi edhe kundër Bashës.
    Nëse Basha ka mbajtur të njejtin qëndrim për Berishën kur ai u bë një faktor rreziku për mosnjohjen e PD nga perëndimi, Bardhi ka kaluar nga një ekstrem në tjetrin.
    Bardhi në këto dy vitet qëkur Berisha u shpall non grata nga SHBA, ka qenë shumë më agresiv se Basha në dënimin e lëvizjes së foltoreve të Berishës, kurse këto muajt e fundit, gjoja me idenë e bashkimit, po bëhet mbështetësi më i zjarrtë i Berishës.
    Ky është një fakt i dukshëm që po luhet në skenën politike, se çfarë makinacionash të ndyra luhen pas kuintave , këtë nuk e dijmë.
    Në përplasjen e vazhdueshme Berisha – Rama, kam pasur e vazhdoj ta kem bindjen , se më negativi kryeministër i tranzicionit, është ky i fundit.
    Shkurt e thënë, Rama nuk njeh asnjë parim moral në politikë, kurse Berisha i ekspozoi më shumë publikisht tendencat egoiste, që për hir të interesave të tij, po e ve gjithë PD që krijoi në armiqësi me perëndimin.

  6. Hahaha, Gaz Bytha. Te vinte Basha te bente betej thot, per pallatet e dhenbrit te Saliut. O Gaz Bytha qe do ti biesh ne sy Saliut me stilin e Mulit. Ik o Gaz Bytha se do byth ajo pun. Ti bythen e ke per tjeter pun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *