• |
ide | kryesore

Mourinho akuzon arbitrin Maresca për favorizim të Inter: “Disa kartonë të verdhë dukeshin të shënjestruar”

-Instant, Sport
Maresca



José Mourinho nuk ishte në pankinë në Meazza, i skualifikuar dhe e ndoqi Inter-Roma në tribunën e shtypit pranë gazetarëve. Nga atje lart ai pa gjithçka që duhej (dhe mund të) të shihte. E nuk i pëlqeu fare. E thotë hapur pa përdorur lojëra fjalësh. Portugezi e ka me arbitrin Maresca, për interpretimin e faulleve dhe menaxhimin e kartonëve të verdhë që penalizuan skuadrën e tij. Ai i cilëson si thuajse shkencore, duke gjykuar nga sanksionet e vendosura ndaj lojtarëve të caktuar.

“Disa dukej se ishin të shënjestruar – ishin fjalët e Special One pas ndeshjes në San Siro. Tekniku shpjegoi edhe se cilat vendime u kundërshtuan -. Ato që u dhanë për qendërmbrojtësit dhe dy mesfushorët”. Mourinho shtoi edhe një tjetër konsideratë po aq të hidhur, këtë herë për të mbrojtur formacionin e tij, për shkak të trajtimit që pati. “Më vjen keq që nuk ka respekt për lojtarët, qëndrimi i mbajtur me N’Dicka dhe Mancini tregon gjithçka. Më vjen keq për përpjekjet që kanë bërë”. Reflektimi i fundit shpreh zhgënjimin e portugezit: “Ata në të verdhën e parë ndërrojnë menjëherë Pavard, ne nuk mundemi”.

AKUZA EDHE NDAJ LEGA SERIE A

Maresca përfundon kështu në shënjestër të Special One, shpërthimi i të cilit nuk ka përfunduar ende. Pas akuzave ndaj arbitrit, Mourinho i jep një tjetër po aq therëse Lega Serie A. Ata nuk e morën parasysh mundësinë për të fiksuar një kalendar ndryshe, duke marrë parasysh që javën e ardhshme nuk do të kishte ndeshje kupe. Pa harruar se, ndryshe nga zikaltrit, Roma e tij kishte luajtur ndeshjen e Europa League të enjten në mbrëmje.

“Jam i kënaqur me atë që pashë, sepse me gjysmën e skuadrës jashtë ne ishim në vështirësi – është fillimi i sulmit që vjen menjëherë pas –. Dhe ardhja për të luajtur në San Siro pa gjysmën e ekipit nuk ishte aspak e lehtë. Pastaj me një dhuratë nga Lega kemi luajtur të enjten dhe sot”. Një kritikë e hapur për faktin se Lega nuk mendoi se do të ishte më e drejtë të luhej ndeshja të hënën në mbrëmje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *