• |
ide | kryesore

Travis Barker flet për aludimet rreth tij dhe Kim

Paparazzi, Slider


Travis Barker ka folur së fundmi për thashethemet rreth tij dhe Kim Kardashian.

Bateristi dhe bashkëshorti i Kourtney Kardashian foli për tërheqjen ndaj Kimit në kujtimet e tij të vitit 2016, Can I Say: Living Large, Cheating Death, dhe Drums, Drums, Drums.

Në librin e tij, Travis kujton takimin me themeluesen e SKIMs në vitin 2006, kur ai  ishte i lidhur me Paris Hilton dhe shkruan se po “shikonte fshehurazi Kim”, e cila ishte asistentja e Hilton në atë kohë.

Fansat e kanë vënë në dukje këtë rrëfim si arsye për tensionin e fundit të Kourtney dhe Kim, i cili është dokumentuar në emisionin e familjes, The Kardashians.

“Fansat e Kourtney janë të shqetësuar për të. Mendojnë se unë jam donzhuan”, tha Travis në një intervistë të fundit me Los Angeles Times. “Por unë i ndava të gjitha ato gjëra sepse doja t’i leja pas në të kaluarën. Ishte terapeutike për mua.”

Për tërheqjen e tij ndaj Kimit, Barker shton: “Ajo është motra e saj. Kourtney e di që ne flisnim. Asgjë nuk ka ndodhur. Ju u jepni njerëzve pak informacion dhe ata mendojnë se e kanë zgjidhur misterin e ‘kjo është arsyeja pse vajzat  po luftojnë.’ Është thjesht kaq qesharake.”

Në vitin 2021, në fillimin e romancës së Kourtney dhe Travis, Kim mbylli gjithashtu thashethemet se ajo dhe bateristi i Blink-182 kishin patur një romancë dashurie.

“Ke qenë e lidhur me Travis Barker?” e pyeti një fans në Instagram. “JO!”, u përgjigj Kim në atë kohë. “Ne kemi qenë miq për vite dhe jam shumë e lumtur për të dhe Kourt.”/Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *