• |
ide | kryesore

Debat te ‘ligjet’/ Bushka-Nallbatit: Kërkoni falje për dhunën në Kuvend

Lajme, Të fundit



Sherri i një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, është transferuar sot në Komisionin e Ligjeve. Sërish protagonist ishte deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, i cili një ditë më parë qëlloi deputetin socialist me grusht.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka nuk lejoi deputetët e opozitës që të merrnin fjalën, e kjo solli edhe revoltë nga ana e tyre.

Pjesë nga debati

Klotilda Bushka: Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në kuvend.

Gazment Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë….

Bushka: Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi i parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës.

Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua

Klotilda Bushka: Keni prekur fundin.



2 Comments

  1. tregoi historinë e Sali Berishës me mjekun neuropsikiatër shqiptar Ulvi Vehbiu.

    Reso u shpreh se doktor Vehbiu ishte mjeku psikiatër që kuronte Berishën në kohën e komunizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *