• |
ide | kryesore

“Në gjithë botën është penallti” Kërnaja shpërthen kundër arbitrit Koçi, Tetova i gëzohet vetëm pikëve

-Instant, Sport
Kërnaja


“Nuk mendoj se është rezultati më i drejtë i ndeshjes. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, si vijim i ndeshjeve të kaluara. Luajtëm si të barabartë. Ato që ndikuan ishin fragmentet, penalltia, pakujdesi tonat që Egnatia i shfrytëzoi siç duhet”. Oltion Kërnaja, zëvendëstrajneri i Kukësit nuk e pranon humbjen e bluve, të paktën për mënyrën si erdhi. Kundër Egnatias dy episode penalltish, njëra e kontestuar në favor të vendasve dhe një tjetër e padhënë për veri lindorët, vendosën ndeshjen. “Në pjesën e dytë ne kaluam me strategji tjetër, mbanim topin, shkuam rrjedhshëm te porta. Edhe rasti i penalltisë që nuk u dha nga arbitri, ishte një rast që ndryshonte komplet rrjedhën e lojës”.

Kërnaja e forcoi konceptin duke shpjeguar rastin dhe duke akuzuar arbitrin Koçi: “Nëse mbrojtësi nuk ka devijuar topin, çfarë do bënte sulmuesi? Ai ishte në zotërim të topit dhe një kundër një me portierin. Kjo në gjithë botën është penallti. Në disa raste që kemi parë, asnjëherë mbrojtësi që mund të godasë topin, nuk mund të godasë sulmuesin më pas se është përsëri penallti. Kjo është rregullorja”, tha ai.

TETOVA: DUHET TI KËNAQEMI 3 PIKËSHIT

“Një 3 pikësh i çmuar për ne, nuk ishim 100% të asaj që jap gjithmonë, një ndeshje që duhet ti kënaqemi 3 pikëshit”. Edlir Tetova, trajneri i Egnatias, nuk mund të jetë i kënaqur me mënyrën si skuadra e tij fitoi kundër Kukësit. Tekniku i rrogozhinasve e justifikoi me turnoverin mungsën e intensitetit: “Sot kishim rotacion, Zejnullai kishte lodhje, freskuam krahun e majtë. Lamë dhe Gytis se luajti ndeshjet e plota me Kombëtaren e tij. Shkoi mirë deri diku, pastaj humbëm shumë topa të thjeshtë, gjë që na dënoi tek goli i parë. Po vuajmë 15 minutat e fundit, ka një tërheqje të ekipit jo domosdoshmërisht nga unë por djemtë duan të ruajnë rezultatin. Do ta përmirësojmë në vazhdim, që mos të kemi oshilacione në të ardhmen” e mbylli Tetova.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *