• |
ide | kryesore

Bardhi: Nuk do të lejojmë asnjë zhvillim normal të parlamentit

Lajme, Të fundit



Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se deputetët e opozitës janë të vendosur që mos të lejojnë zhvillimin normal të asnjë veprimtarie parlamentare, derisa të respektohen të drejtat e opozitës.

“Duhet të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës për llogaridhënie të qeverisë. Ka të bëjë me vijimin apo përmbushje e një detyrimi që rrjedh nga disa raporte të OSBE-ODIHR për zhvillimin e reformës Zgjedhore. Mazhornaca nuk respekton të drejtën e opozitës që të përfaqësohet me ato që do në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka një tallje apo ndërhyrje të vazhdueshme që kryetarja e parlamentit bën me punët e grupit të PD-së. Jemi të vendosur që të mos lejojmë veprimtarinë normale të parlamentit deri sa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj. Dua të shpreh vendosmërinë time se mazhoranca ta harrojë që të kryejë veprimtarinë normale. Kanë sjellë sot 100 forca të gardës së republikës.”- tha Bardhi.



3 Comments

  1. foto takimi mes një personi shumë të afërt të Berishës dhe Bajrave si dhe për persona të tjerë të shpallur non grata nga Britania e Madhe.

    Hasanaj hodhi akuza edhe ndaj Edi Palokës.

    “Edi Paloka ka marrë leje ndërtimi si investitor strategjik në emër të bashkëshortes tre katër ditë pas zgjedhjeve të Kukësit, në Spille”

  2. Dokumentet/ Anëtari i KK të PD: Paloka me mijëra m2 prona në bregdet, me firmën e Ramës do ndërtohen resorte turistike strategjike,paloka thuthuqi resort strategjin ne spille te Plazhi i Gjeneralit spille,o cecene e shpellkare e kuptoni hallin e ketyre ju,salihu 64 katesh ne qender te tirones paloka ne spille me firmat e rames

  3. keta eshte tju heqesh imunitetin me vote dhe ti cosh per ndjekje penale …..e vendos ky idioti kur punon dhe kur nuk punon parlamenti …..hapu dhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *