• |
ide | kryesore

Blinken: Po shqyrtohen alternativat për të ardhmen e Gazës pas Hamasit

Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara dhe vendet të tjera po analizojnë alternativa të ndryshme lidhur me të ardhmen e Rripit të Gazës nëse militantët e Hamasit largohen nga qeverisja, tha të martën Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Zoti Blinken tha para një komisioni të Senatit se ‘status quo’ nuk mund të vazhdonte për territorin e rrethuar me popullsi të dendur të qeverisur nga grupi islamist palestinez Hamas dhe se as Izraeli nuk dëshironte ta kontrollonte atë.

Mes këtyre dy qëndrimeve janë “disa alternativa të mundshme që ne po i shikojmë nga afër tani, po kështu edhe vendet e tjera”, tha zoti Blinken.

Ajo që do të kishte më shumë kuptim në të ardhmen, tha zoti Blinken, do të ishte një “Autoritet Palestinez efektiv dhe i rigjallëruar” për të qeverisur Gazën, por pyetja qëndron nëse kjo mund të arrihet.

“Në të kundërt mund të ketë marrëveshje të tjera të përkohshme që kërkojnë përfshirjen e vendeve të tjera të rajonit. Mund të përfshijë agjenci ndërkombëtare që do të ndihmonin për çështjet e sigurisë dhe qeverisjen”, tha zoti Blinken.

Si hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ku u vranë më shumë se 1400 njerëz, sulmi më i rëndë ndaj hebrenjve që nga Holokausti, Izraeli është zotuar ta zhdukë Hamasin përmes një sulmi të pamëshirshëm mbi Rripin e Gazës, megjithatë nuk duket se ka një fund të qartë në horizont.

Kombet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë të ndihmave thonë se popullsia civile në enklavën palestineze të rrethuar është përfshirë në një katastrofë të shëndetit publik.

Uashingtoni ka biseduar me Izraelin dhe vende të tjera të rajonit lidhur me mënyrën e qeverisjes së enklavës palestineze nëse Izraeli triumfon në fushën e betejës, ndërsa ende nuk ka një plan të qartë.

Ndër alternativat që po shqyrtohen nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli është edhe mundësia e një force shumëkombëshe që mund të përfshijë trupa amerikane. Një variant tjetër është që Gaza të vendoset përkohësisht nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, raportoi të martën agjencia e lajmeve Bloomberg.

Disa nga ndihmësit e Presidentit Joe Biden janë të shqetësuar se ndërsa Izraeli mund të hartojë një plan efektiv për t’i shkaktuar dëme të qëndrueshme Hamasit, Tel Avivi ende nuk ka formuluar një strategji për largimin nga Gaza./VOA



4 Comments

  1. Shtetet e Bashkuara duhet te kene turp!!!!!!!!

    tallen duke bere fjale e duke lene data per mbledhje, nderkohe qe jane sherbetore te bindur te lobit cifut

    shqiperia dhe Ambasadori Hoxha ne OKB duhet te kene turp qe nuk votuan pro rezolutes sic 120 shtete, por duket qe jane servila . Keshtu dhe me luften ne Ukraine qe ulerisnin kundra Rusise. 2 standarte.

    MBYLLJE ME TURP E SHQIPERISE ne KESHILLIN E SIGURIMIT, ashtu sic jane dhe te mos shesin mend kot!!!!

    1. PER AQ KOH SA DO TE FLITET ME GJUHEN E INTERESIT .DHE JO DOMOSDOSHMERIVE .BOTA .NDOLLEN NE NUMRIM MBRAPSHT.DREJT VETZHDUKJES thotë:

      ASKUSH NUK MUND TE ORJENTOJNE .DHE IMPONOJNE APO .DIKTOJNE DIKUJT ME INTERESIN E VET .PERDERI .SA INTERESI NJE PALE PER DICKA BEHET PADREJTESI PER PALET TJERA .DHE PERDERI SA SEJCILI KERKON TE DREJTEN HAKUN PER VETE DHE SPRANON PADREJTESI TI BEHET..PERDERI SA ZGJILLJET FUNKSIONOJN NE UNITET DHE UNITETI FUNKSIONON PERMES VLERAVE HAKUT AQ SA MENDOJN DISA SE KAN FITUAR ME PADREJTESI PO AQ JAN FUNDOSUR NGA MENYRAT E USHTRUARA TE PADREJTESISE NE GJITHA SISTEMET E ORGANIZIMIT PER FUNKSION TE JETES ME PADREJTESI .KU ME KALIMIN E MASES SHKATRRUAT BURIMET E FUNKSIONIT MASES. TANI TJETER PRETENDONI ME CDO FORME DHE TJETER MUNDESI JU JEP VET FORMA NE CDO KUPTIM KESHTU U KRIJUA TE FUNKSIONOJNE PADREJTESIJA KU DEMIN KA ME TE MADHE SE DOBIN PER SHUMICEN .DHE TANI U ZGJUA SHUMICA ME KUNDERSHTIM DHE REFLEKTIM TOTAL .TANI KA VETEM NJE PORT SHPETIMI PER TE GJITH PRANIMI DOMOSDOSHMERIVE DHE JUSTIFIKIMI PERGJEGJSIVE ME HAK .HIQNI VARESIN QE TE RUANI MIQESIN UNITETET HAPI PAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *