• |
ide | kryesore

Dhuna në parlament/ Si po durojnë deputetët e Partisë Socialiste

Arkiva, Kryesore, Lajme



Deputetëve të Partisë Socialiste u duhet të durojnë këto ditë britmat dhe akuzat për hajdutëri mes tavolinash që përplasen e karrigesh që përmbysen në sallën e parlamentit. Kur marrin fjalën ata shpesh ruhen se ndonjë koleg demokrat u afrohet fshehtas e me nxitim dhe ua shkul mikrofonin nga tryeza duke përdorur të gjithë fuqinë që ka.

Situata rrezikon madje të degradojë në përleshje trup më trup, siç ndodhi mes Bledion Nallbatit dhe Vullnet Sinës, kur të dy u kapën e shtynë në sallën e parlamentit.

Gardistët kishin mbushur sot korridoret e Kryesisë së Kuvendit dhe u bënë gardh për çdo situatë të papritur. Në korridore dhe në dyert e komisioneve mund të hyje vetëm si deputet i PS-së. Por deputetët e opozitës nuk e lanë me aq. Në shenjë proteste shpërthyen derën e zyrës së kryetares së kuvendit.

Kur Lindita Nikolla zbriti shkallët për të hyrë në zyrën e saj, në korridoret e Kryesisë së Kuvendit e priste Gazment Bardhi që nisi t’i bërtasë. “Ky është parlament! Nuk është vila jote me lekët e korrupsionit”

Lindita Nikolla iku drejt ashensorit pa iu përgjigjur me të njëjtin ton zëri. Zyrën e saj e la hapur. Brenda ishin deputetë të opozitës dhe gardistë.

Në kushtet kur punimet parlamentare po degradojnë, deputetët socialistë kanë tre rrugë.

E para është përgjigjia instiktive ndaj dhunës . Pra t’ia kthejnë opozitës me të njëjtën monedhë. I tillë ishte reagimi i parë i Vullnet Sinës ndaj Bledion Nallbatit. Nëse nuk do ishin futur në mes deputetët e tjerë, të dy do ishin përleshur si mos më keq.

Sepse edhe deputetët e mazhorancës mund t’ia shkulin mikrofonat në tryezat e opozitës, të nisin të ulërasin edhe ata për hajdutë dhe korrupsion në radhët e PD dhe të mos e lëshojnë Foltoren me thonj në parlament duke transmetuar Live nga profilet e tyre në Facebook.

Rruga e dytë do të ishte t’ia plotësonin kërkesat deputetëve të opozitës. Këta nuk po kërkojnë ndonjë sakrificë të madhe. Mjaft që Kuvendi të mos njohë si përfaqësues të opozitës grupin e Lulzim Bashës me 7 apo 8 deputetë, por të njohë grupin Berisha-Bardhi që kanë 43 deputetë.

Që skenat e dhunës të marrin fund, deputetët e opozitës duhet t’i hapin rrugë edhe ngritjes së komisioneve hetimore për disa afera, një e drejtë që opozitës ia jep Kushtetuta. Por kjo tolerancë nuk i leverdis.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Prandaj socialistët kanë preferuar një rrugë të tretë. Atë të heshtjes dhe të ndëshkimit. Me shpresë se deputetët e opozitës do të lodhen një ditë, socialistët thonë se e dënojnë dhunën dhe kërkojnë rikthimin tek seancat parlamentare siç ndoshte më parë. Dhe vërtet, aty dëgjohej një muzikë tjetër. Në ato seanca kishte rregull, fjalimet kryheshin me radhë dhe me kohë të matur me sekonda. Nuk kishte karrige të përmbysura, as të bërtitura, as sherre as shamatë.

Në pamje të parë duket se në këto seanca mbizotëronte mirëkuptimi, por dhuna këtu është e një lloji tjetër. Kur punimet në parlament ishin në harmoni, kryeministri nuk denjonte t’i përgjigjej opozitës. Nuk ka interpelanca. Nuk ka as llogaridhënie.  Përgjigjet e Ramës delegohen tek ministrja e shtetit, Spiropali. Në rastin më të mirë, kur vjen në parlament, fjalimet e Ramës janë të mbushur me gjuhën e urrejtjes dhe etiketime fyese. Pasi lexon atë që ka përgatitur, ai largohet me shpërfillje.

Kush guxon t’i përgjigjet me të njëjtën gjuhë, përjashtohet nga parlamenti. Kërkesat për mocion rrëzohen. Komisione hetimore parlamentare refuzohen. Së fundmi opozitës iu hoq e drejta për t’u përfaqësuar në Komisionin e Reformës zgjedhore, ndërsa do të rivlerësohet edhe posti i Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Muskujt në seancat e qeta janë tek kartonët e shumicës. Prandaj dhe kur deputetët e opozitës bëjnë rrëmujë, shtyjnë gardistët, shkulin mikrofonat apo kur përplasen fizikisht, socialistët nuk u përgjigjen me të njëjtën mënyrë. Ata thjesht presin që kolegët e opozitës të lodhen, të qetësohen, të ulin sërish kokat dhe të durojnë dhunën e kartonave. Përndryshe përjashtohen ose përfundojnë në SPAK./Lapsi.al



18 Comments

  1. Ore ju te Lapsit,
    Mos keni jetuar ne ndonje planet tjeter me pare, e keni pare ndonje parlament Shqiperie qe nuk paska perdorur “dhunen e kartonit”, qe nuk refuzonte komisione parlamentare te kerkuara nga opozita e ku Kryeministrit te rradhes nuk i rruhej per opoziten ?

    Te na e kishit thene me pare c’duhej bere, e keshtu i kishim vene flaken parlamentit qe ne 90’en…

    1. Deputetët e maxhorancës durojnë, sepse duan të fitojnë.
      Ata e njohin shumë mirë tabanin e popullit, prandaj bëjnë siç thotë populli.
      I DURUARI I FITUARI.
      Deri në vitin e largët 2057.

  2. Duhen urgjent zgjedhje te parakoheshme. Opozita duhet ta formuloje menjehere kerkesen per zgjedhje te parakoheshme.

    1. Une kam nje ide me te mire,
      Te organizohen zgjedhje te prapa-koheshme, psh ne 2030, keshtu edhe opozita nuk ka nevoje te justifikohet per humbjen e rradhes edhe i japim kohe popullit te kuptoje se ne c’pike te hallit e ka lene veten duke ia dhene voten Rames.

      Duhet thene qe ky plan, megjithese perfekt, ka nje problem te vogel. Mundet qe Sala te na ktheje nderkohe kembet nga djelli (largqofte). Po dhe ne ket rast ka zgjidhje, e ballcamosim dhe e nxjerrim ne mitingje me zerin e regjstruar!
      Fitorja do jete peblishitare !

    2. Me zgjedhje te parakohshme ne kete derexhe qe jane dumsalistet Rama merr 100 deputete. Po pret çastin e duhur, besoj pas miratimit te buxhetit jep doreheqjen dhe e çon vendin ne zgjedhje te parakohshme. Grupi i Sales me PL e Metes

      1. Nje pensionist qe s’i rruhet per politike,por don te mbushe barkun,Mos ike i uritur ne boten tjeter,pavarsisht se punoi si skllav tere jeten thotë:

        Po pensionet a do na ngrihen ndopak? Apo si le Saliu

    3. Zgjedhjet e parakohëshme të p.dhit të satome.
      E dimë ne kur i kërkojmë zgjedhjet e parakohëshme, jo kur do Ramuti.

      1. Ju? Kush jeni ju? Kush ju p…yet ju per zgjedhjet e parakohshme? Kush jua var juve teneqen?
        Kush ju ndjek juve nga prapa? Kush ka shkalluar qe ta haje per ju? Me Kushtetuten qe kemi zgjedhje te parakohshme behen vetem kur do i Gjati (qe ju pelqen). Veç nje gje ju ka mbetur: te ktheheni prape ne p. te semes e te rrini atje sa te kete ymer doktori, qe po e mban te Gjatin ne pushtet deri sa te merziten amerikanet.

        1. Ata jane perfaqesues te nje pjese te shqiptareve, te pelqejne apo nuk te pelqejne ty.

          Mentaliteti se une jam ne pushtet dhe ti je askushi, eshte mentalitet diktatorial.

          Dikur ne emer te popullit e sot ne emer te Amerikes.

          Ne kete rast, ky mentalitet, eshte mjeti me te cilin te korruptuarit e dhunuesit e qeverise aktuale mbajne pushtetin.

  3. Dokumentet/ Anëtari i KK të PD: Paloka me mijëra m2 prona në bregdet, me firmën e Ramës do ndërtohen resorte turistike strategjike,grupet nuk i cakton salihu e gazi gei,por rregullorja e kuvendit qe eshte votuar dhe nga keta te dy gei salih+gaz

  4. Socialistet ende nuk po kuptojne, kjo qe po ben Saliu eshte pa kthim pas! Dhe do te coje ne ndryshim te situates per mire a per keq kjo do te shihet nqse SHBA do te kete vullnet te fuse ne burg mega-te korruptuarit Edi Rama + Erion Veliaj & Co. Nuk besoj se SHBA do kenaqet vetem me “ekzekutimin politik” te Saiut por te gjithe klases politike! Prandaj buxheti 2024 eshte 7 miliarde € si kurre me pare qe kete te vit te vidhet sa me shume te mundet dhe keto para me taksat e ndryshuara do ti paguajne shqiptaret qe u behet lavazh truri me ture te Rames me bythelepires te paguar!

  5. Mallkimet dhe ofshamat e nenave dhe femijve që mbesin jetik të punëtorëve ne Hamburg qe lan kockat si mijra të tjer shqiptar në europ angli etj. Ata ikin per buken e gojes juve gjynahet e zullumet ju zencin deri nw brezin e 5.

    PËRGJIGJIUNI

  6. NON-GRATA FAMILJARISHT NE AKSION PER TE MBROJTUR PASURINE E VJDHUR.

    Pa gjykuar familjen non-grata vendi sgjen qetsi, as te pranon njeri ne BE.

  7. Kur u propozua nga Kryeministri Rama, në Shqipëri e Kosovë shpërthyen akuzat kundër tij, ndoshta edhe për faktin se drafti nuk ishte publik.

    Por ai u përshëndet nga emisarët e BE dhe SHBA, Lajçak e Escobar, ndërsa Brukseli e vlerësoi si serioz.

    Pranimi i propozimit të kryeministrit Rama bëhet kështu për herë të parë një bazë e ndërtimit të një dokumenti të Bashkimit Europian për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

  8. pse pasuri eshte 5 miljon euro. Pasuri eshte ajo e rames qe si bashkpronar i fshehte te nafta, energjia, dhe portet, aeroportet, infrastruktura fut me qindra miljon euro cdo vit. Te parin jam i sigurt po nuk e di dhe sa i duhet per te bere miljardin e dyte (dollare flas). Vazhdo merru me 5 miljonshin e Saliut se shperfaq mencuri gjeniale.

    1. Deklaratë nga Kryetari i Madhërishëm i Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë,z.Lulzim Basha.
      Rrëmuja në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dëmton Popullin Shqiptar!”Pse?”do thoni ju.Sepse ligjet më të rëndësishme dhe me interes jetik po miratohen pa diskutime mes palëve.Në qoftë se doni komisione hetimore me dhunë,atëhere gjeni shtëpitë e deputetëve të Partiçkës Socialiste të Shqipërisë dhe vendosini tritol!Pas disa sekondash, ato shtëpi hidhen në erë.😈😈😈😈Kështu, t’i jepet një mësim i mirë Edvin Kristaq Ramcukut!
      VOTONI LULZIM BASHËN!! !!!!!!!!!!

  9. E mira eshte qe deputet socialiste ti shtrojne ne dru deputetet demokrate. Druri ka dale nga xheneti, dhe deputetet demokrate e kuptojne shume mire gjuhen e drurit, sepse jua jep mer shumice Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *