• |
ide | kryesore

“S’mundet që Cara dhe Binstuka të humbasin ato raste”: Abilaliaj nervoz edhe pse fitoi

-Instant, Sport
Abilaliaj



“Duhet të korrigjojmë kualitetin në minutat e fundit, nuk mundet që Cara dhe Binstuka të kenë raste të mira dhe mos shënojnë gola. E dinim që do të vuanim këtu dhe Laçi do të tentonte të shënonte gol. E kemi rregulluar diçka që e kemi pasur dobësi vjet”. Arbër Abilaliaj vetëm fiton në shtesë, por drejtori sportiv që ka veshur tutat e trajnerit nuk ndihet i sigurtë për ta lënë rezultatin për minutat e fundit. Ish-sulmuesi nuk po arrin ti bëjë lojtarët e tij të shënojnë, pavaraëisht se vetë e ka pasur të preferuar atë pjesë. “Kishim goxha vështirësi për ta imponuar lojën tonë këtu, sepse shumë lojtarë nuk luajnë një ndeshje reale për një kohë të gjatë. Nuk është se bëmë lojën tonë më të mirë por ishte dhe një zgjidhje e jona. E dinim që kurbinasit do të kërkonin me doemos pikët”.

Lexo më tej: Sa të ketë shtesë fiton Partizani: Taipi dënon Laçin dhe Abilaliaj bën katër në katër

Sidoqoftë, gjëra pozitive Abilaliaj ka parë në përformancën e të tijve në Laç: “Më kënaq fakti që nuk pësuam. E më dëshpëron fakti që shpërdorojmë dhe nuk shënojmë gola. I gëzohemi faktit që jemi mbrojtur ashtu si duhet në në ndeshje të tillë dhe pikëve që janë të arta” deklaroi Abilaliaj pas ndeshjes.

JOSA E KA ME MUNGESËN E PËRQENDRIMIT

“U ndëshkuam nga një episod, patëm edhe një rast tjetër ku Partizani pati një rast të pastër, por nuk shënoi. Këto ishin dy gabimet vetme që bëmë”. Mirel Josa analizon në të nxehtë performancën e skuadrës së tij, që humbi 0-1 ndaj Partizanit në minutën e 4 shtesë. “Nuk mund të kapem te kjo kur loja shkon në balancë – tha Josa -. Shkuan kot ato që bëmë në sulm e mbrojtje. Duhet të ishim më të mbledhur te rasti i golit. Ishte një kundërsulm që i doli topi lojtarit të Partizanit. Më pëlqeu gjithsesi paraqitja e skuadrës. Menduam të mbajmë më shumë në lojë Sobouale që të mbante nën tension mbrojtjen e Partizanit. Kur shkoi loja në shtesë duhet të ishim më të vëmendshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *