• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 33-vjeçari

Lajme, Të fundit
E zuri poshtë masivi i dheut, vdes shoferi i eskavatorit në Shkodër



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka thyer barrierat anësore të rrugës, duke përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi me iniciale E. D., 33 vjeç, i cili drejtonte makinën.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi, 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” njofton policia e Durrësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *