• |
ide | kryesore

BIRN: Luksi ku qëndron Radoiçiç në Beograd dhe si po fsheh kompanitë pas Banjskës

Arkiva, Lajme, Të fundit
birn



Rrjeti investigativ BIRN në gjuhën serbe ka publikuar këtë të enjte një shkrim të gjatë mbi Milan Radoiçiç, njeriun që mori përsipër sulmin e Banjskës më 24 shtator në veri të Kosovës. Shkrimi përqendrohet tek vendi ku ai po qëndron në Beograd dhe lëvizjet e kompanive të tij sidomos pas ngjarjes dhe që sipas analistëve po bëhen që ato të shpëtojnë nga konfiskimi.

BIRN ka bërë një vëzhgim në lagjen luksoze “Dedinjë” të Beogradit të mbushur me vila luksoze me përmasa të konsiderueshme me pishina, kopshte të gjelbra, gardhe të larta që i fshehin nga sytë e kalimtarëve, kamera vëzhgimi, roje sigurie, etj.

Njëra prej tyre është një vilë në pronësi të kompanisë “Rad 028” me qendër në Zveçan të Kosovës dhe që është në pronësi të Milan Radoiçiç. Këtë adresë ka dhënë ky i fundit në marrëveshjen për transferimin e 40% të aksioneve të kompanisë “Inkop” tek partnerët e tij Zvonko dhe Žarko Veselinović në 2 tetor të këtij viti, vetëm 8 ditë pas ngjarjeve në Banjskë.

Kompania “Rad 028” vitet e fundit ka qenë shpesh në fokus të mediave joqeveritare serbe, të cilat kanë raportuar se themeluesi i saj Radule Steviç është vetëm pronar fiktiv dhe se Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviq qëndrojnë në fakt pas kompanisë.

Kompania “Rad 028”, por edhe Radule Stević, Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinović dhe vëllai i tij Žarko, janë në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Thesarit që nga 8 dhjetori 2021. Në njoftimin e bërë thuhej se Zvonko Veselinoviç është lider i një grupi të krimit të organizuar dhe se ai është një nga figurat e korruptuara më famëkeqe në Kosovë.

Gjithashtu thuhej grupi i Veselinoviç, i cili përfshin edhe vëllain e tij Žarko si dhe Milan Radoiçiq është i përfshirë në një skemë të gjerë ryshfetesh me zyrtarë të sigurisë së Kosovës dhe Serbisë, të cilët i mundësojnë grupit të tregtojë ilegalisht mallra, para, narkotikë dhe armë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA rikujtoi se disa anëtarë të këtij grupi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.

Nikola Petrović, Zvonko Veselinović, Milan Radoičić
Nikola Petrović, Zvonko Veselinović dhe Milan Radoičić

Më pas BIRN bën një shpjegim të gjatë të lidhjeve të kompanive të Milan Radoiçiç. Sipas saj kompania “Rad 028” merr prej vitesh marrëveshje fitimprurëse në tenderë për projekte të financuara nga buxheti i Serbisë, por edhe nga buxheti i Kosovës. Vetëm këtë vit ajo ka marrë kontrata me vlerë rreth 15.1 milionë euro të financuara nga buxheti i Republikës së Serbisë. BIRN shkruan se fqinj me Raoiçiçin në lagjen Dedinjë të Beogradit është Nikolla Petroviç, “kumbari i presidentit serb, ish-drejtor i ndërmarrjes publike Elektromreža Srbije, i njohur për pasurinë dhe bizneset fitimprurëse të zhvilluara nga vëllai i tij ne firmat”.

Zvonko Veselinović i Milan Radoičić
Zvonko Veselinović dhe Milan Radoičić

Në mars të këtij viti Petroviç u aksidentua me makinë pasi dyshohet se ishte në ndikimin e alkoolit dhe kokainës. Nga aksidenti mbetën të plagosur dy persona. Në afërsi është vila e Adham Abo Madalala, bashkëpunëtor i ngushtë i Mohamed Dahlan, i cili sipas BIRN ka ndërmjetësuar në punët e errëta të Serbisë dhe Emirateve.

BIRN shkruan se në afërsi ka një numër ndërtesash në pronësi të biznesmenëve të fuqishëm, figurash të diskutueshme, por edhe të disa personave që dyshohet se janë të lidhur me krimin. Në shkrim flitet edhe për vilën e Radoiçiç në Kosovë që sipas të dhënave nuk figuron në kadastër. ©Marrë me shkurtime nga BIRN, LAPSI.al

Vila Milana Radoičića na obali jezera Gazivode



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *