• |
ide | kryesore

Video/ Bayern e bën ‘Klassiker’ t’i humbasë kuptimi: 0-4 nën ‘Murin e verdhë’ të Dortmund

-Instant, Sport, Video
Bayern



Java e dhjetë e Bundesligës është nën shenjën e Harry Kane, i cili zgjidhi ‘Klassiker’ e parë për të me një trigolësh. Bayern Munich mposht kështu Dortmund 4-0 në transfertë dhe fshin dhimbjen e humbjes në Kupë ndaj Saarbrücken. Bavarezët mbeten dy pikë pas Bayer Leverkusen, që kryeson me 28, pasi mposhti Hoffenheimin.

Klassiker i përket Bayern Munich: Tuchel dhe skuadra e tij mposhtën Dortmund me rezultatin 4-0, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund. Bavarezët i gëzohen një Kane madhështor (trigolësh). Fillimi ishte shokues për vendasit, që pësuan dy gola në nëntë minuta. Epërsia bavareze erdhi nga një goditje nga këndi, me Schlotterbeck që humbi nga kontrolli Upamecano që shënoi në minutën e 4′. Kaluan pesë minuta dhe Bayern goditi sërish, këtë herë në kundërsulm. Sané e nisi aksionin në gjysmëfushën e tij dhe shërbeu për Harry Kane, që dyfishoi shifrat. Kishte vetëm një skuadër në fushë, me Sané që i shkoi pranë golit të tretë në minutën e 15′. Kobel shmangu kapitullimin, por reagimi i BVB ishte i ndrojtur me Brandt dhe Reus. Emocioni i fundit (në kohën shtesë) i takoi Dortmund: Malen gaboi nga një pozicion i shkëlqyer dhe humbi golin që do të rihapte gjithçka.

Lexo më tej: Grimaldo mban Leverkusen në krye, rikuperimi i Hoffenheim nuk mjafton: ja rezultatet e Bundesligës

KANE E MUSIALA “ZOT” NË FUSHË

Pjesa e dytë filloi sërish keq për BVB-në, shumë e brishtë në mbrojtje dhe e poshtëruar nga Musiala. Playmakerit iu refuzua goli fillimisht nga Kobel dhe më pas nga flamuri, për pozicion jashtë loje të Kane. Verdhezinjtë u munduan të reagojnë me Schlotterbeck dhe Reus, që testuan reflekset e Neuer në minutën e 55′. Pastaj vetëm Bayern. me Kobel ndaj Sané. Sidoqoftë, 2-0 mbetet në fuqi deri në minutën e 72′, kur Harry Kane shënoi pas asist të Coman. Dygolësh personal për anglezin, por nuk ka mbaruar ende. Bayern bën poker, me firmën akoma të Kane. Me trigolëshin e tij ai hyn në historinë e Bundesligës. Në fakt, me 15 gola në 10 ndeshje, anglezi mposhti rekordin e Klaus Matischak për fillimin më të mirë ndonjëherë. Ish-sulmuesi i Schalke kishte arritur në 13 në sezonin 1963/64. Fiton 4-0 dhe buzëqesh Bayern Munich, që ngjitet në 26 pikë, dy pikë pas Bayer Leverkusen. BVB është e treta me 21 pikë, bashkë me Sttutgart, që do të luajë nesër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *