• |
ide | kryesore

A do të paraqitet Berisha nesër në SPAK? Ç’parashikon ligji nëse ish-kryeministri nuk bindet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



A do të shkojë Sali Berisha këtë të hënë përpara oficeres së policisë gjyqësore në SPAK? Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Sali Berisha duhet të paraqitet përpara autoriteteve dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë. 6 nëntori është edhe paraqitja e para që Berisha ka sipas këtij vendimi.

Dilema nëse ish-kryeministri do të paraqitet apo jo paraditen e kësaj të hëne ka ardhur pasi ai vetë është shprehur se nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Posaçme, pasi sipas tij është antikushtetues, duke argumentuar se, për të marrë një vendim të tillë ndaj një deputeti, do duhej kërkuar autorizimi në Kuvendin e Shqipërisë. Por çfarë parashikohet nga ligji nëse Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të paraqitet këtë të hënë përpara policisë gjyqësore?

Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ka shkelje të masave të sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë tjetër me të rëndë.

“1. Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese”, thuhet në nenin 231 të Kodit të Procedurës Penale.

Konkretisht masat qe konsiderohen më të ashpra dhe që mund të jepen ndaj Sali Berishës janë arrest në shtëpi ose shoqërim me forcë, ndërkohë që arresti me burg ndaj ish-kryeministrit nuk është i mundur për shkak të moshës së tij.

Por a do t’i ashpërsojë GJKKO qëndrimet ndaj Sali Berishës, nëse ky i fundit refuzon paraqitjen vullnetarisht përpara organeve të drejtësisë? Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi është pas hekurave, pasi gjykata mori masën e ‘arrestit me burg’ ndaj tij, po për këtë çështje.



11 Comments

    1. E njejta situate si me Trumpin ne Amerike ku prokurore te zgjedhur dhe sponsorizuar nga Sorros kan sajuar dhjetra akuza pa baze vetem e vetem qe Trumpi te detyrohet te paraqitet ne shtete te ndryshme ne nje vit fushate. Edhe tek ne “drejtesia e re” esht produkt i ketij fondacioni qe esht me i shkerdhyer i qe ka bota.

  1. Ec Berishe, cmontoje kete sistem policoronarkotrafikantohajdutoinceneratorokomunizmi te rilindur. Degjeneroji keto larva qe nuk pjerdhin per kushtetute e per diplomen e tyre ne menyre qe ti bejne qejfin autokratit qe i mban me privilegje.

  2. Sali Berishës i është thënë shumë herë, publikisht, me shumë mundësi edhe privatisht, se ka gabuar me trashëgimtarin. Duke patur në mendje atë politik, Lulzim Bashën, kryetarin e PD për 9 vite. Preç Zogaj, një prej kritikëve të tij veteran, shpallte shpesh se Basha është ‘suksesi i fundit në politikë’ i Sali Berishës. Zogajt, si shumë të tjerëve për atë punë, i ka dalë teza kundër: Basha u bë dështimi i fundit në politikë i Sali Berishës.

    Të hënën e një jave të shkuar në Top Story u shfaq një trashëgimtar tjetër. Kësaj here jo politik, por gjaku: Argita Berisha – Malltezi. Përballë moderators dhe gazetarëve Robert Rakipllari dhe Anila Hoxha, Malltezi shpalosi atë që ajo dinte dhe të tjerët fshihnin për dosjen që çoi në paraburgim të shoqin dhe në procedim të atin.

    Dashamirësit, por edhe kritikët apo armiqtë, zbuluan një ‘Berishë tjetër’ në skenën mediatiko-politike, mund të thuhet një Berishë pa berishizmin. Qetësia e saj duket se vinte nga këmbët e ngulura thellë te e vërteta. Për asnjë moment nuk hezitoi dhe as u shpërngul nga pyetjet, duke u munduar t’i mbulojë me tymnajën e një argumenti pa lidhje, siç bëjnë zakonisht njerëzit kur zihen ngushtë.

    E kompozuar në një partiturë që buron nga e drejta e atij që e njeh të vërtetën, dhe nuk ka nevojë t’i shmanget, zonja Malltezi dha atë që mund të quhet ‘intervista e jetës’. Bëri më shumë se i ati në një javë komunikimi të dendur politik dhe dha disa leksione, si djathtas ashtu edhe majtas.

    Në të djathtë duhet ta marrin shënim performancën e Berishës junior. Komunikimi më i mirë është ai që i ka këmbët te e vërteta. Së dyti, të komunikosh do të thotë të shpalosësh vetveten, jo të pasqyrosh dikë tjetër, qoftë ky edhe lideri. Gratë në politikë sidomos, të cilat janë të rralla dhe shume sysh mbeten në politikë prej 30 përqindëshit më shumë se prej talentit, duhet të huazojnë nga intervista e Argita Malltezit. Të mos e imitojnë si të bijën e liderit, por të studiojnë repertorin e autoritetit dhe të shkëmbimit publik.

    Qeveria duhet të nxjerrë mësimet e veta, po aq. Sidomos atë se kundërshtari politik i konsideruar armik nuk mund të shtyhet në cepin e mbijetesës, sepse mbijetesa e atij që është në të drejtë e kthen në favor ‘rrethimin’. Kjo u ndodhi me gjyqin e shtrigave kundër Berishës. E gjitha u kthye kundër dhe kjo u duk sidomos në anti-emisionin e mbrëmshëm, një javë më pas, për të kontrolluar dëmin publik që kishte shkaktuar për tezën e tyre të “Berishës së korruptuar” intervista e Argita Malltezit. Thirrja e Carlo Bolinos në rolin e Prokurorit, dhe shqipja e tij edhe më e ngathët se argumentet, dëshmoi alarmin qeveritar se platforma që u ngrit për të asgjësuar kundëreshtarin politik, u përmbys.

    E gjitha përpjekja për ta rrëzuar intervistën me një anti-emision ndoshta mund të përmblidhet në fjalinë e Arjan Currit: të gjithë thanë atë që dinin nga dosja, por Carlo di më shumë se dosja.

    Në fund, leksioni i madh për të gjithë është se Berisha nuk gabon me trashëgimtarët. Të paktën jo me ata që prodhon vetë.

  3. Futeni ne burg Berishen e gjithe opoziten se ata po e shkaterojne kete vend .Biles ata nuk po e lejojne qeverine te na ngreje pensionet e rrogat. Rrofte naltmadhenia!

  4. Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ka shkelje të masave të sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë tjetër me të rëndë.

    “Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes.Ndryshe do e terheqin zvarre si ne vitin 2000 ku dhjeu ne breke gjate shoqerimit ne komisiariat

    1. Vemje te ripjella nga shurra me sifilis e lenin kurvit…
      Merrni turr nga Dajti…
      Zbrisni me indietro….
      Dhe pirdhni Dr Berishes koqet dhe karin.

  5. Imagjinoni se kush e ka dhene masen e sigurimit !Gjykatesja,kamikazja e partise,shemetira e zotit irena Gjoka ?!Ne asnje vend ne bote nuk mund te ndodhte kjo madje as ne kermat e Hesbollah-ut,ku nje gjygjtre e shkarkjar per korrupsion nga Berisha te gjykoje Berishen ?!?!?!Konflikt i paster interesi,nje ndyresire emllefosur dhe shpirtmute si Irena gjoka dhe dashnorja prokurore e Greces se Elbasanit nuk mund te vepronin ndryshe ?!
    Berishes i rruajne bythen edhe po te çohen eterit e tyre nga varri,eshte i madh shume,shume fare !
    Ju qe ferkoni duart jeni kavie e ligesi e gjalle,mjere ju se cfare mendje keni !
    Nje vendim antikushtetues dhe antiligjor askush nuk mund ta zbatoje,pasi hyn ne paligjmeri dhe vete personi i cili kryen veprimet ne kundershtim me ligjin themeltar te shtetit te se drejtes !Ndersa mafia komuniste,shemetirat e zotit,droga dhe pislliku nuk njohin ligje,e as kanun !
    Kujdes,edvin do te qihet nene perse vdekuri se shpejti se te gjallet do shpartallohen te tere……. !

  6. Me të njëjtën retorikë bombastiko-demonizuese të kundërshtarit politik ka djegur mandatet, bojkotuar zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe ndërmarrë valën e protestave deri me moltovë, në kufijtë e konsiderimit të saj si organizatë e dhunshme nga partneret perëndimore.

    Çfarë ka fituar? Të gjithë e dinë tani. Asgjë.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar 600 mijë vota janë afërsisht gjysma e votuesve, që i fitoi duke pasë kundër gjykatat që nuk i jepnin Partinë Demokratike, blinken pederastin e kurvat ambasadore, dhe sidomos një popull idiot të majtë që edhe pse ua ka shkërdhyer racën fshatare enveri e edveri, prapë se prapë fajin e ka Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *