• |
ide | kryesore

Aksidentoi për vdekje 47-vjeçarin në Sarandë, arrestohet shoferi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksidenti, Sarandë, Gjykata e kishte urdhëruar të qëndronte në shtëpi, policia e gjen në makinën e aksidentuar në ‘Gjirokastër-Kakavije’



Është arrestuar autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Çukë-Fanar. Sipas burimeve policore të Sarandës bëhet me dije se është arrestuar 51-vjeçari Theofan Kaishi, autor i aksidentit ku humbi jetën Mariglen Dauti, 47 vjeç, banor i fshatit Metoq.

Kaishi, njëherësh edhe autor i aksidentit ishte duke udhëtuar me mjetin e tij Hyndai në aksin rrugor Çukë-Fanar kur është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Mariglen Dauti, i cili nga përplasja ka ngelur i vdekur në vend.

Pritet konkluzioni hetimor eksperti autoteknik të përcaktohet edhe shkaku. Duhet thënë edhe fakti që aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ka qenë në errësirë të plotë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *