• |
ide | kryesore

Policia për muajin tetor: 587 të arrestuar, miliona euro pasuri të sekuestruara

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të punës për muajin tetor, ndërsa bën me dije se janë finalizuar 104 operacione në të gjithë vendin. Me anë të një njoftimi, policia thotë se gjatë këtij muaji janë hartuar dhe zbatuar plane të posaçme masash për mbarëvajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit dhe të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, që u zhvilluan në Tiranë.

“Angazhimi i mijëra punonjësve të Policisë, bashkëpunimi me institucione të tjera dhe zbatimi i masave kufizuese dhe rregullave, nga qytetarët, siguruan mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve, që ngritën lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu janë finalizuar 104 operacione në të gjithë vendin ku janë goditur veprimtari kriminale në fusha të ndryshme. 4 prej operacioneve u zhvilluan si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të informacioneve me partnerët ndërkombëtarë.

“587 shtetas u vunë në pranga, 56 nga të cilët në kërkim kombëtar dhe 11 në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i operacioneve dhe i punës së përditshme të Policisë, janë sekuestruar 557 kilogramë kanabis, doza kokanine dhe kanabisi, pajisje elektrike për kultivim të bimëve narkotike, 27 armë zjarri, 9 armë gjahu, municion luftarak, armë sportive, armë të ftohta, sende të tjera të kundërligjshme, dhjetëra automjete dhe celularë, mallra të kontrabanduara me vlerë gati 150 000 euro, rreth 15 000 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale dhe rreth 230 000 euro të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar”, thotë policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *