• |
ide | kryesore

Rrëmbehet adoleshenti në Gjirokastër, policia arreston tre autorët

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjirokastër


Tre persona janë arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi rrëmbyen dhe dhunuan një 19-vjeçar.

Pas hekurave ranë shtetasit; Kristo Xhelili, Mustafa Muhametaj dhe një 15-vjeçar, për veprat penale penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “ Dëmtime të tjera me dashje”.

Detaje nga policia: 

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *