• |
ide | kryesore

Video/ VAR e quajti të rregullt, Arteta i tërbuar me golin e Gordon në Newcastle: “Turp, ndihem i sëmurë”

-Instant, Sport, Video
Arteta


Arsenal pësoi një humbje 1-0 ndaj Newcastle United në St James’ Park në Premier League të shtunën në mbrëmje. Tekniku i Gunners, Mikel Arteta ishte i zemëruar me vendimin për të quajtur të vlefshëm golin e fitores për Magpies, shënuar nga Anthony Gordon. Kontrolle të ndryshme u bënë për rreth 4 minuta përpara se gjyqtari Stuart Attwell të aprovonte golin. Topi dukej se e kishte kaluar vijën anësore, por VAR e arbitri menduan ndryshe. Mikel Arteta nuk ngurroi të bënte një sulm të ashpër ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Arsenal dorëzoi rekordin e tyre të pathyeshmërisë kur Anthony Gordon shënoi golin fituesin për Newcastle në St James’ Park.

PARREGULLSI E DYFISHTË?

Goli i Gordon u mbulua me polemika, pasi u deshën më shumë se katër minuta që ai të jepej. VAR vlerësoi një seri episodesh përpara se gjyqtari Stuart Attwell të konfirmonte se ishte i ligjshëm. Kishte dyshime nëse topi mbeti në lojë kur Joe Willock e mori atë pranë flamurit të këndit përpara se të krosonte në zonë. Pas një kontrolli të gjatë, u gjykua se topi kishte mbetur në lojë. Por kishte një rishikim tjetër pas krosimit të Willock, për një faull të mundshëm nga Joelinton.

Pasi Joelinton u konsiderua se nuk kishte kryer një faull, u bë një kontroll përfundimtar për pozicion jashtë loje – pas së cilës u dha goli. Zinxhiri i ngjarjeve e la teknikun Arteta thellësisht të dëshpëruar, pasi skuadra e tij humbi terren ndaj Manchester City, i cili fitoi 6-1 më herët gjatë ditës. “Unë i lavdërova lojtarët e mi për performancën dhe mënyrën se si ata luajtën”, tha Arteta për Sky Sports. “Nuk e meritonim ta humbnim ndeshjen. Ne e humbasim ndeshjen për vendimin e qartë të marrë, është e turpshme. “Është një turp, kjo është ajo që është, një turp”.

AKUZA E TEKNIKUT ARTETA

Arteta vazhdoi sulmin e tij në konferencën e tij për shtyp, duke thënë se vendime të tilla si goli i Gordon po ndikonin në pozicionin e Premier League. Arteta tha: “Kam qenë në këtë vend për më shumë se 20 vjet, dhe ky nuk është afër nivelit për ta përshkruar si kampionatin më të mirë në botë.” Në përfundim të konferencës së tij për shtyp, Arteta vazhdoi: “Ndihem i sëmurë që jam pjesë e kësaj, ndihem i sëmurë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *