• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City bën surprizën prekëse për Mirabelle-Mae, 5 vjeçaren që vuan nga shtylla kurrizore

Sport, Video
City


Manchester City, i sapokurorëzuar kampion, ka bërë një gjest prekës dhe që ka emocionuar tifozët nembanë botës. Protagoniste e këtij gjesti të bukur ishte Mirabelle-Mae, një tifoze pesë-vjeçare, dashuria e së cilës për City po e ndihmon vogëlushen të kalojë betejën e saj me spina bifida – një defekt i lindjes ku shtylla kurrizore dhe palca kurrizore nuk zhvillohen siç duhet në mitër për të lënë një boshllëk në shtyllën kurrizore. Mirabelle do t’i nënshtrohet operacionit të shtatë të jetës së saj të re këtë verë dhe e ëma Natalie thotë se “një pengesë e fundit dhe ajo pothuajse ia doli”.

Pasi kontaktuan me klubin përmes djalit të Colin Bell, Jon, një mjek në spitalin The Christie ku Mirabelle ka marrë ndihmë në të kaluarën, familja u ftua të shikonte fitoren e City ndaj Wolves në fillim të këtij muaji. Vajza arriti madje të takonte një numër lojtarësh më pas, duke përfshirë të preferuarin Erling Haaland. Më pas ata ishin kthyer në stadium për ndeshjen e West Ham për të parë City të fitonte titullin.

SURPRIZA E MENDUAR NGA CITIZENS

Dhe klubi pati idenë e një surprize shtesë për Mirabelle, duke dorëzuar trofeun e Premier League në shtëpinë e saj në Oldham të hënën. Vogëlushja 5 vjeçare ishte e ftuara e nderit, në festën e krijuar në oborr me miqtë e saj të familjes dhe qenin Sergio. Prindërit e saj qanë kur zbuluan se ajo do të ishte tifozja e parë e City që do të vizitohej nga trofeu i fundit, por arritën të ruanin sekretin për të parë pamjen në fytyrën e vajzës së tyre kur të mbërrinte.

Mirabelle ka pasur një jetë të vështirë që nga lindja, me nënën Natalie që zbuloi në skanerin 21-javor se kishte diçka që nuk shkonte me shtatzëninë. Janë kryer gjashtë operacione tashmë, përfshirë dy urgjente dhe dy operacione në sy për t’u siguruar që gjithçka të funksionojë siç duhet.

Ka shpresë që një operacion i shtatë këtë verë në gjithë shtyllën kurrizore të ketë përmirësime të mëdha, por familja e Mirabelle është mahnitur nga sa e fortë ka qenë vajza e vogël, në përpjekje për të jetojë një jetë sa më normale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *