• |
ide | kryesore

KQZ nis verifikimin paszgjedhor për 14 majin, do të hapen 526 kuti votimi

Lajme, Të fundit



Më datë 23 tetor KQZ hodhi shortin dhe përzgjodhi rastësisht qendrat e votimit që do i nënshtrohen procesit të këqyrjes paszgjedhore për zgjedhjet, për organet e vetëqeverisjes vendore si dhe për zgjedhjet e datës 23 shtator në Kukës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur ditën e sotme hapjen e 10% të kutive të votimit në të gjitha bashkitë.

Hapja e këtyre kutive të votimit synon kontrollin nëse gjatë procesit të votimit ka pasur parregullsi, pra për të parë nëse vota është numëruar dhe lexuar ashtu siç qytetarët e kanë shprehur, apo komisionerët kanë abuzuar duke e deformuar vullnetin e tyre.

Rinumërimi i votave bëhet nga specialistë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *