• |
ide | kryesore

Mediat greke: Marrëveshja për refugjatët hap debat në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Nënshkrimi ditën e djeshme në Romë nga kryeministrat Giorgia Meloni dhe Edi Rama i një marrëveshjeje që parashikon ndërtimin e kampeve në Shqipëri për emigrantët afrikanë që mbërrijnë në Itali po shkakton reagime të forta në Shqipëri, shkruajnë mediat greke.

Marrëveshja parashikon dy kampe të mëdha me një kapacitet total prej 36 mijë personash në qytetet bregdetare të Shqipërisë veriperëndimore, Lezhë dhe Shëngjin, që do të funksionojnë pranverën e ardhshme.

Siç deklaroi kryeministrja italiane, kampet do të jenë nën juridiksionin dhe administrimin italian dhe do të bëhet regjistrimi dhe menaxhimi i mëtejshëm i emigrantëve.

Kryeministri shqiptar Edi Rama e justifikoi nënshkrimin e marrëveshjes si plotësimin e borxhit të Shqipërisë ndaj Italisë, e cila priti mijëra emigrantë shqiptarë në eksodin e madh të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist në 1991.

Nënshkrimi i marrëveshjes u raportua nga mediat italiane dhe shkaktoi reagime të ashpra në Shqipëri, ku opozita kërkon një konferencë të menjëhershme në Parlament nga kryeministri Edi Rama. Marrëveshja ka dominuar në debatin publik që prej ditës së djeshme dhe mediat shqiptare kanë shënuar reagime dhe protesta të forta negative.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t’i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.



4 Comments

  1. Patronazhistet te lajne bythen dhe te heqin dhe qimet se do knaqen me kar me gunga afrikanësh !!

    Ça kujtojne se do bejne 36 mijë afrikanë 20 vjecar në kulm të fuqisë seksuale??

    me kenge ne mend e kar ne goje :

    Edi Rama e mprehi shpaten,
    Edhe nje here o per situaten.
    Kjo asht shpata qe u rrin tek koka,
    Gjithe armiqve o qe ka bota.

    Edi Rama o Tungjatjeta!
    Sa keto male e sa keto shkrepa!
    Zanin Shqipes lart ia ngrite!
    Gjithe kete popull ne drite e qite!

    Ylli i kuq shnderrin mbi maja.
    Bjen daullja edhe zyrnaja.
    Porsi nuse asht ba Shqipnia.
    Flamurtare i prin Partia.

    Edi Rama o Tungjatjeta!
    Sa keto male e sa keto shkrepa!
    Zanin Shqipes lart ia ngrite!
    Gjithe kete popull ne drite e qite!

  2. Ca debati ka hap thone kto koqet. se mos ka pyt njeri ky si tja bojm. masnaj ky osht popull trim liridashes spijun per tja qi librin e shpis

  3. Tani prite kur te dalin edhe keta te na thone qe ua kemi borxh se na paskan pritur me gjithe te mirat si italianet…
    SA DEBIL MUND TE JETE NJE PIKTOR?!?!?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *