• |
ide | kryesore

Arratisja e Ahmetajt/ Si manovroi SPAK për Berishën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Eksperienca e hidhur e prokurorisë me Arben Ahmetajn dhe Alqi Bllakon duket se kanë ndikuar që gjykata speciale të pranojë një praktikë të re nga SPAK për të izoluar deputetët në rast dyshimi për një vepër penale. Në vendimin e gjykatës për Sali Berishën, trupi gjykues pranoi arsyetimin e prokurorisë speciale se sekuestrimi i pasaportës nuk është heqje e lirisë siç e koncepton Neni 73 i Kushtetutësm pika 2 ku thuhet: “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”.

Për gjykatën speciale, sekuestrimi i pasaportës në këtë rast është thjesht kufizim i lirisë.

Masa e sigurimit personal e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit të dhëna ndaj personit nën hetim Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje të lirisë personale, por një kufizim të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit”, thuhet në vendim.

Arsyetimi vazhdon duke konceptuar si “heqje të lirisë” veprime të tilla si ndalimi, burgosja, arrestimi, marrja me forcë dhe mbyllja në një vend, apo mbyllja në vendin ku ndodhet duke mos e lejuar të dalë etj.

Rasti “Bllako”

Për të kuptuar se përse prokurorët e SPAK kanë bërë një manovrim të tillë me procedurat vlen të kujtohet rasti i Alqi Bllakos, kur megjithëse ai kishte dorëzuar mandatin e deputetit, pati kohën e mjaftueshme t’i shpëtonte arrestimit. Në 30 mars të vitit 2022 SPAK kishte nxjerrë urdhrin e arrestit dhe mori miratimin nga parlamenti, por arrestimi i Bllakos u vonua deri të nesërmen, në mëngjesin e 31 marsit. Fillimisht Bllako tha se do të pranonte verdiktin e drejtësisë, por ai u zhduk për gati 24 orë. Në atë kohë u spekulua për një arratisje të deputetit, apo për negociata të mundshme që Bllako zhvilloi në fshehtësi. Hamendësimet e arratisje u shtuan kur avokati i tij publikoi foton nga një avion në fluturim. Gjithsesi Bllako iu dorëzua drejtësisë në orët e para të mëngjesit dhe policia mundi ta arrestojë.

Rasti “Ahmetaj”

Procedurat e marrjes së miratimit nga parlamenti çuan në dështimin e arrestimit të Arben Ahmetajt. Ish-zv.kryeministri përfitoi nga vonesa që i dha miratimi i arrestimit nga parlamenti dhe mundi të arratiset. Atë e ndihmoi edhe fakti se kërkesa e arrestimit të tij u dorëzua në kuvend të premten pasdite. Meqënëse e shtuna dhe e diela ishin pushim, parlamenti u mblodh të hënën. Por kur parlamenti i hapi rrugën arrestimit, Ahmetaj tashmë kishte kaluar kufirin dhe gjendej jashtë vendit. Për disa ditë vazhduan dilemat nëse Ahmetaj ishte arratisur apo jo. Në fund, prokurorëve të SPAK u mbeti në dorë fletë-arresti.

Pretendimi i Berishës

Sekuestrimi i pasaportës së ish-kryeministrit Sali Berisha është anatemuar fort nga avokatët e tij, si shkelje e Kushtetutës, që garanton se deputetit nuk mund t’i hiqet liria para se parlamenti të japë miratim. Avokatët kërkuan në gjykatë ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, por procesi vazhdoi gjithsesi. Duke e konsideruar procesin antikushtetues, ata u tërhoqën nga mbrojtja.

Vetë Berisha ka refuzuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe e fton Ramën të ndryshojë Kushtetutën që ai t’i bindet gjykatës. “Sali Berisha garanton çdo qytetar se unë po mbroj qytetarët, duke mbrojtur Kushtetutën, përndryshe unë 100 herë shkoj” është shprehur ai.

Precedenti për ndjekjen penale të politikanëve

Pakkush ka menduar se Sali Berisha do të arratiset, aq më tepër që në procesin gjyqësor, ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë. Por precedenti për ta izoluar brenda Shqipërisë politikanin, nëpërmjet sekuestrimit të pasaportës, i bën më vulnerabël deputetët përballë hetimeve të SPAK duke eleminuar mundësinë e arratisjes. Fuqizimi i prokurorisë në njërën anë mund të jetë pozitiv, pasi shton më shumë frikën e ndëshkimit mes të korruptuarve. Por në anën tjetër shton presionin tek deputetët e opozitës, të cilët janë përballë një sistemi gjyqësor gjithnjë e më të kontrolluar nga mazhoranca./Lapsi.al



11 Comments

  1. Turpi më i madh është që krahason Berishën me ca çapaçulë hajdutë rilindas!! Dhe shkelin për këtë kushtetutën!!! Drejtësia e re!!!

  2. Saliu te shkoj e te paraqitet ne gjykat si cdo qytetar i thjesht. Cfar mesazhi i jep njerezve ky gjoja burr shteti kur nuk respekton shtetin e vet. Vetem kan marr nga ky vend dhe zero kan dhen.

  3. Pasi deshtuan plotesisht ne rrezimin e mitit te ndershmerise se Berishes, pasi nuk u dha asnje

    prove, asnje fakt i vetem per dy vjet me radhe nga autoret e nongrates, pasi “korrupsioni” i

    Berishes nuk ngjiti jo vetem ne opinionin publik opozitar por as ne opinionin e kundershtareve

    me te eger te tij, atehere po mundohen te rrezojne mitin e pathyeshmerise se Berishes, ne

    fillim duke e goditur me grusht e tani me paraqitjen e tij here pas here tek oficeri i policise

    gjyqesore ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise. Ata harrojne se duke e goditur me

    pa te drejte vetem sa e heroizojne ate ne syte e popullit opozitar dhe e bejne shembull frymezimi

    per popullin opozitar dhe per brezat qe do vijne.

    Kush do ti mbante mend emrin Ponc Pilatit,prefektit te Judese nese ai nuk do kishte dhene

    urdher per kryqezimin e Jezu Krishtit? Keta jane thjeshte ca poncpilater te mjere qe do kujtohen

    vetem se u bene veglat e Rames per te goditur sali Berishen dhe opoziten e perfaqesuar prej tij,

    1. Çfarë mit ndershmërie o derëzi?! Plaku ka ndërtuar 17 kulla vetëm për dhendërrushin e tij, dhe këto janë vetëm ato që kanë dalë në publik. Ndershmëria thotë ky i zgjuari.

  4. 1. Sot, kur Republika Kushtetuese e Shqipërisë është anëtare e Këshillit të Europës, OKB, OSBE e NATO; gjithashtu vend kandidat për në BE, nuk jeton më me konceptin bolshevik të “heqjes së lirisë”.

    Liria/liritë lind me personin dhe shuhet me vdekjen e tij.

    Pra nuk ka gjykatë që heq liri!!! Edhe dënimi me vdekje u hoq nga Kodi penal.

    2. Nuk ka një liri, por disa liri. Ka liri politike, liri ekonomike, liri sociale, liri për të gëzuar të drejtat, liri për të lëvizur.

    Gjykata duhet të thotë cilën prej lirive do të kufizojë dhe jo të marrë rolin e zotit që heq fare lirinë!!! Edhe sikur të pretendojë se e heq lirinë, cilën liri ka hequr?!

    Çdo me thënë kjo?!

    3. Në sistemin demokratik, liritë nuk hiqen, por kufizohen. Kufizimi bëhet vetëm me një proces të rregullt, në funksion të një interesi madhor publik dhe në përpjesëtim me nevojën që ka shteti demokratik.

    Në rastin e deputetit, kufizimi i lirive të tij/saj procesi i rregullt fillon me një autorizim nga Parlamenti.

    4. Ndalimi i lëvizjes jashtë shteti është kufizim i njërës prej lirive të garantuara në Kushtetutë.

    Pra, kemi kufizim lirie dhe, nga ky këndvështrim njësoj është efekti si i ndalimit për të dalë jashtë shteti ashtu edhe i masës së arrestit.

    Në të dy rastet kufizohet liria për të lëvizur. Nuk është aplikuar arresti në rastin e Berishës se është burrë i vjetër dhe ligji nuk e lejon, por jo se nuk i është kufizuar liria kushtetuese për të lëvizur.

    Për këtë kufizim, pa asnjë dyshim, procesi duhej filluar me një autorizim të Kuvendit. E shkruan Kushtetuta dhe Kodi i procedurës këtë gjë, nuk e themi ne se na pëlqen ta themi.

  5. Rilindasit e arrestuar dhe te denuar jane hajdute dhe kriminele kurse kanceri non-grata eshte i virgjer. Vetem nje grusht cecenesh dhe talebanesh (perfshire ketu dhe lapsin) bejne avokatin e familjes famkeqe non-grata pa pritur gjykaten te flase.

    Lereni drejtesine te beje punen se familja famkeqe non-grata, megjithe zullumet dhe krimet e bera po hetohet dhe do gjykohet me nje proces te rregullt ligjor dhe do ju garantohen te gjitha te drejtat.

  6. Cilen drejtesi o rilindas i vonuar i ores 17.02 ? Drejtesine qe per 37 mije leke te vjetra te nje fature

    te papaguar te energjise coi ne burg kryefamiljarin nga ku doli i vdekur, drejtesine qe per nderrimi e

    dy tjegullave dergoi ne burg qytetarin dhe dy femjet qer po shkoni per ta pare te atin vdiqen ne nje

    aksident, drejtesine qe per tre gram hashash futen ne burg te riun 18 vjecar nga ku i dha fund jetes,

    apo drejtesine qe per qindra milion euro me tendera ,koncesione, ppp , per inceneratore fantazme,

    ben te paditurin ?

  7. Patronazhistet te lajne bythen dhe te heqin dhe qimet se do knaqen me kar me gunga afrikanësh !!

    Ça kujtojne se do bejne 36 mijë afrikanë 20 vjecar në kulm të fuqisë seksuale??

    me kenge ne mend e kar ne goje :

    Edi Rama e mprehi shpaten,
    Edhe nje here o per situaten.
    Kjo asht shpata qe u rrin tek koka,
    Gjithe armiqve o qe ka bota.

    Edi Rama o Tungjatjeta!
    Sa keto male e sa keto shkrepa!
    Zanin Shqipes lart ia ngrite!
    Gjithe kete popull ne drite e qite!

    Ylli i kuq shnderrin mbi maja.
    Bjen daullja edhe zyrnaja.
    Porsi nuse asht ba Shqipnia.
    Flamurtare i prin Partia.

  8. SPAKUUUUU?????
    RAMA THUAJ!
    PSE NUK E DI SPAKU QE BERISHA NUK LARGOHET ?? AI NUK IKU NE 1997, JO ME SOT!
    PSE SI ATA SKERBYTHJET E RAMES ( AHMETAJ E BLLAKO) ESHTE BERISHA???
    PO,TE SHKOJE NE SPAK ,PATJETER,POR SHKONIT NE KUVEND, VOTONI PER HEQJE IMUNITETI FHE TE SHKOJE SI CECUA!
    KERKOI ME LIGJ DEPUTETET PA IMUNITET,S’DESHEN SOCIALISTET,ATEHERE ZBATONI LIGJIN SHKO NE KUVEND ME PARE.

    1. Nuk iku ne 97′ deri sa e coi vendin ne epoken e gurit o shpellare, o cecen, o taleban.

      Prandaj, pa u denuar ajatollah non-grata, nuk ka zhvillim, nuk te pranon njeri nje BE.

      Si do te pranojne ne BE me shpellare qe kacavirren nga dritarja, me njerez te hurit dhe litarit qe s’dine ceshte ligji dhe procedura, apo do te pranojne me familjen non-grata qe me gjithe krimet e bera nuk i gjen gje?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *