• |
ide | kryesore

Berisha kundër marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët/ Është antikushtetuese

Lajme, Të fundit


Sali Berisha ka komentuar në konferencën për media marrëveshjen e Ramës me Melonin për pranimin në Shqipëri të mijërave refugjatëve që kanë zbritur me barka në brigjet italiane.

Berisha tha se kjo marrëveshje vjen si shkelje e Kushtetutës dhe nuk mund t’a pranoj.

Italia është vend mik, që i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme dhe të gjithanshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Për Shqipërinë, Italia është partneri kryesor i bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve më intensive në të gjitha fushat.
Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur vite më parë, në bazë të së cilës, Italia kthen në Shqipëri, çdo refugjat të vendeve të treta që kalon nga Shqipëria në Itali.

Për PD-në, marrëveshja e djeshme surprizë, e firmosur në Romë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama, pas një përgatitje sekrete, është e dëmshme dhe e papranueshme për arsyet që vijojnë.

-Marrëveshja nxit një valë ksenofobie dhe kjo dëmton rëndë moralin dhe virtytin e mikpritjes të kombit shqiptar.

-Marrëveshja bie në kundërshtimi të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut për të drejtat e Njeriut. Shqipëria ka historinë e saj të shkuar të zezë diktatoriale në raport me të drejtat e njeriut.

Por Shqipëria sot në narkoregjimin e Edi Ramës, është vendi i përqendrimit të mbi 90 përqind të pushtetit në duart e një njeriu, është vendi i mohimit të hapur i të drejtave kushtuese të qytetarëve dhe deputetëve të saj, është vendi i proceseve dhe burgosjeve politike.

PD deklaron se narkoregjimi i Edi Ramës nuk mund të garantojë respektimin më minimal të të rejtave të refugjatëve. Dëshmi e kësaj është trajtimi çnjerëzor me pasoja vdekje i refugjatëve iranianë në kampin e Manzës disa muaj më parë nga policia shqiptare.

Shqipëria nën narkoregjimin e Edi Ramës është sot vendi me potencialin trafikues më të lartë në Europë.

Territori i saj kontrollohet gjerësisht nga grupet kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të lidhura siç faktojnë dekodimet e bisedave dhe mesazheve të enkriptuara, në nivelin më të lartë të pushtetit, Edi Ramën, Taulant Ballën, qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë.

Kështu që ngritja e kampeve të refugjatëve në territorin e Shqipërisë rrezikon të amplifikojë në mënyrë katastrofale, trafiqet kriminale njerëzore, tregtinë e skllevërve, tashmë problematike në vendin tonë.

PD vlerëson se vendosja e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, ku shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin, përbën rrezik serioz real për vendin.

PD informon me përgjegjësi të plotë partnerët dhe miqtë tanë italianë, se firmosja e kësaj marrëveshje nga Edi Rama është bërë vetëm në shërbim të pushtetit të tij të degraduar përfundimisht.

Edi Rama me tenderat, koncesionet, PPP-të e tij është i ëprfshirë në një mori aferash shumëmiliardëshe si ajo e djegësve apo e ndërtimit të Dubai City, 12 mijë apartamente në Portin e Durrësit, de jure me biznesmenin Al Alabar, por de facto me miliardat e narkoeurove të drogës të karteleve më të fuqishme si Sinaloa e Meksikës, të lidhura direkt me Edi Ramën si dhe me miliardat e vjedhura në kriptomonedha qytetarëve europianë nga ortaku direkt i Olsi Ramës, Amant Josifi, i arratisur edhe ky prej muajsh në Dubai.
PD shton këtu se Edi Rama është në hetim ndërkombëtar për skandalin me Charles McGonigal. Edi Rama në vitin 2017, korruptoi shefin e FBI për Nju Jorkun, Charles McGonigal, dhe e përdori dhe e pagoi atë për sulme kundër opozitës, konkretisht ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, por e përdori atë edhe gjithashtu për vendosje gjobash shumëmilionëshe ndaj biznesmenëve në Shqipëri, nën kërcënimin se do blacklistoheshin nga SHBA.

Rama, me kërkesën e McGonigal, hoqi në kundërshtim me ligjet e vendit, licencën e një kompanie nafte, dhe ia dha një tjetër kompanie nafte, në zotërim të Oleg Deripaskës. Heqja e paligjshme e licencës i ka kushtuar vendit dhjetëra milionë dollarë gjoba në arbitrazh.

McGonigal ka pranuar plotësisht fajin përpara gjykatës së Uashingtonit, për gjashtë akuza për dosjen shqiptare, në të cilat është bashkëfajtor direkt, njëlloj Edi Rama, këshilltari i tij Dorian Duçka dhe Agron Neza, ish-oficer i policisë sekrete shqiptare.

PD deklaron se në këto kushte, Edi Rama është i aftë të firmosë dhe të bëjë gjithçka për veten e tij që të fitoj sadopak mbështetje që nuk e meriton.

Duke shprehur mirënjohje më të thellë dhe konsideratën më të thellë për Italinë mike, kombin italian dhe autoritetet italiane, PD deklaron se nuk mund të pranojë një marrëveshje që vjen në shkelje të hapur të Kushtetutës së vendit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ligjeve ndërkombëtare të refugjatëve dhe marrëveshjes bilaterale shqiptaro-italiane për refugjatët.

PD garanton Italinë, popullin dhe autoritetet e vendit mik, se ajo sikundër sot, mbetet e vendosur të punojë ngushtë me ta në çdo fushë, për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të gjithanshëm me bregun tjetër të Adriatikut.

Shqipëria për Italinë ka nevojë për investime, ka nevojë për turistë dhe ata janë shumë të mirëpritur”- tha Berisha.


18 Comments

  1. Po shko paraqitu nje here ne SPAK o zoteri!

    Te henen e pare dhe te trete te muajit, ne ora 10 fiks!

    Pastaj merru me ceshtjet e tjera…

  2. Kur flet ky per kushtetut.
    Ky qe po ti maresh ligjet e kushtetutës nje e nga nje.
    Zore se gjen ndonje ligj qe mos ta ket shkelur.

    1. Ramovici ti marri parate e Melonit e ti fusi ne xhep.

      Zezaket ti strehoje te banoret e zones. Mundesisht te shtepiat, hotelet apo plazhet private socialiste.

      Ku i dihet, mbase vite me vone kemi dhe nje perzierje rracash?

      Sali, ja q… ….. komunisteve sa here qe del.

    2. psh, mund te citosh nje? Une mund te citoj nje ligj me emer te pervetshem, Fusha, qe vellai Vucicit e ka bere nominalisht per nje njeri!

  3. Lideri i tyre është shpallur ‘i korruptuar familjarisht’ nga Shtetet e Bashkuara. Këta që i shkojnë pas, herë ngjiten në dritare, herë i bëhen mburojë mishtore për të mos u paraqitur para Drejtësisë; këta janë të zhytur në korrupsion ‘familjar qeveritar’ dhe në krimin e vrasjeve. Kurrë nuk i kanë kërkuar ndjesë kombit për qindra plagë të rënda që i kanë shkaktuar. Hetimi dhe gjykimi i familjes së korruptuar ka nisur nga periferia, që nga dhëndëri që ndodhet në burg; të tjerët vijnë pas. O salih maloku nuk merrvesh ti nga keto pune,ti je per mareveshje per te shitur 400 km katror det Greqise kete e ben mire o shpellkari serb salih karaxhic

  4. C lidhje ke ti me keto pune.
    Ti je fundi. Pa pik rendesie.
    Thjesht del aty qe te qeshim ne qe s te pjerdhim. Dhe te kenaqen ca tru shplar qe akoma mendojn se ti je faktor.
    Ti e di shume mire. Fundi me turp ka filluar.
    Po si reagim normal i njeriut qe mbrohet. Po ben perpelitjet e fundit. Po edhe perpelitjet nuk zgjasin gjat.

  5. E di si eshte kjo?!

    Kjo eshte njesoj sikur nje njeri qe eshte duke u mbytur ne mes te detit… ndersa ben pllaq plluq me kembe e duar per te shpetuar… gjen kohen qe te japi opinionin e tij per ceshtjen e Gjirit Persik.

    Qesharake!

    Eshte bere si budall lagjeje. Si Lymi! Lym budalla!

    O Lym!

    Po ik o plak se le kokrren e namit!

    Po na e ben mishin puckuriza puckuriza nga sikleti i kesaj situate bizare.

    Malok pa din pa iman…

    Tipik fshatar qe s’ka asgje per te humb. As minimumim e dinjitetit!

    Na e shpajfi!

    1. O prostitute rilindje, urrejtja patologjike komuniste qe ke per veriun e verioret te ka bere psicik saqe ben nga 25 komente bythlepirje per skizofrenin tjeter km qe e pergjysmoi popullsine dhe tani po e ben nevojtore te vendeve te tjera. Nje urim kam per ty: Te qifshin zimbabvezet qe do vijne ne Shqiperi robt se ti vetem gjak shqiptari nuk ke!

  6. Po kendoj per nje djal o nga Afrika
    Po kendoj per nje djal o qe hante kikirika.
    Ishti i zi ai si Qymyri
    Dyfish buzet i kish qafiri
    Djal i ri oo nga Elhamshiri.

  7. Ja Sherifit. Leng po i lëshon goja.
    Po me sa duket do jet i pa fat.
    Se berisha thote qe nuk ka per ta lejuar. Qe Sherifi te bej qef.

    1. Patronazhistat në sulm kundër Berishës duke na u treguar politikanë të thekur e ekspertë të fortë fushës!!! O trushkulur e antishqiptarë vërtet Berisha është verior por nuk ka dalë asnjë burrë t’a hedhë poshtë për zgjuarsinë dhe bagazhin intelektual e politik. Un bë b…a juaj injorantë se s’keni gjë tjetër në tru vetëm të mbroni një diktator si Rama të ofendoni me fjalën malok që ju e konsideroni të tillë. Të jesh malësor do thotë të jesh inteligjent dhe për më tepër patriot jo si ju që e mbani veten për atë që s’jeni dhe i bëni fresk një të çmenduri që shkatërron vendin e ju s’doni të keni sy për t’a parë!!!

      1. Emigranto, keto letyrat qe i bejne gojore ketij regjimi dhe ketij skizofreni anitshqiptaro KM, jane nipat e mbesat e ish Byrose se dikurshme dhe te sigurimit te shtetit te asaj kohe qe persekutuan e vrane shqiptaret e tyre kryesisht ne veri qe u rebeluan se nuk ishin dakord me ideologjine e tyre marksiste komuniste qe e varferonte njeriun dhe i hiqte atij lirite e te drejtat. Historia perseritet fatkeqesisht sepse shqiptaret e kane memorien e shkurter dhe ky sistem i ka sjelle ne ate pike saqe mendojne deri se a kemi te hame darke sonte, pa neser dite e re- nafake e re.

  8. Eh sale. Ne kohen e nanos te ecnin keto manovra…… plus dhe njesitin gueril e kishe te gatshem atehere. Sot kane ardh kohet ndryshe.

  9. Raporti vjetor i Bashkimit Evropian për Shqipërinë ka paketuar me fjongo rozë një ndër fiaskot më flagrante mediatike të vitit, ku agjencia BIRN (Reporter.al) nëpërmjet një shkrimi të vulosur nga gazetarja Ola Xama, keqinterpretoi dhe spekuloi mbi një raport të IFC-së të prezantuar nga Veliaj për zgjidhjen e çështjes së trajtimit të mbetjeve.O Emigranti dhe enveri i zgjuar ishte por 50 vjet futi ketij populli por iku pa nje shtepi,kurse i biri salih karaxhici ja futi e vrau e dogji kete popull dhe sot po i vjen dita te shkoje ne burg per miliardat qe i ka vjedhur ketij populli karmina jeton ne vilat e shkelzenit kudo

  10. Ketu ke te drejt, ska pse te behet Shqiperia kam perqendrimi per hallexhinjt afrikan. Ata nuk vijn per te ndejt ne burg apo kamp perqendrimi vijn ne BE per jat me te mir. Then kete ti Sali shko njeher e paraqitu ne gjykat e boll na bere si dashnori me i madh i kushtetutes, ti qe i the Ina Rames lavire bulevardi ngaqe respektoje shum ndarjen e pushteteve dhe kushtetutes. Na u bere si Like floriri qe dilte ne tv e puthte me llap kushtetuten si rrot kari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *