• |
ide | kryesore

Berisha: Rama ka lepurin në bark, po bën miqësi me Xhafajn…

Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi se Kryeministri Edi Rama ka në kontroll SPAK-un. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama ka nisur miqësinë me Fatmir Xhafajn.

“Se cili është interesi i Edi Ramës, të mendosh se Edi Rama qenka i gjithëfuqishëm dhe paska interes për procese politike, është një vetëmashtrim. Edi Rama e pa se opozita, kokën e të cilës e korruptoi, e pa se doli jashtë çdo kontrolli.
E pa se lindi shpresa, u bashkua dhe ky bashkim lindi shpresën. E pa se jo vetëm me deklarata, por me një vëllim 600 faqesh, kjo opozitë u faktoi shqiptarëve dhe botës se ai ka vjedhur zgjedhjet dhe nuk i ka fituar. E pa se me këtë opozitë nuk fiton më zgjedhjet, se Sali Berisha dhe opozita do ta mundin atë. Pra, është një tmerr dhe ferr.

Po të jap një të dhënë tjetër. Pikërisht se e ka lepurin e tmerrshëm në bark, ka bërë miqësi me Fatmir Xhafën, drekon dhe darkon me të sepse kërkon të ndryshojë ligjet e shpërdorimit të detyrës. Dhe ligje të tjera. Në mënyrë që të shpëtojë menderen e tij pasi të lërë detyrën.

Prandaj ata që lëshojnë këtë pyetje, bëhen avokatë. Disa pa dashje, disa të mjerë, të Edi Ramës.

Po si mundet një njeri që të mohojë të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës?!

Sot, Komisioni Europian ka denoncuar mohimin e të drejtave të opozitës për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Si mund të mohosh inicativën ligjvënëse të deputetëve të opozitës?

Ku ka ndodhur në botë, që të mbyllësh dyert e ndërtesës administrative të parlamentit ku është mbledhja e grupit?

Si mundet të adaptohen këto qëndrime nga ky njeri që nuk ka frikë?

Po ky ka tmerr, e ka kapë tmerrin se ka lindur shpresa.

Ky e di në mënyrë absolute se do largohet nga pushteti. Prandaj shkon dhe firmos marrëveshje të tilla.

Prandaj dhe është i aftë për çdo gjë. Mban Belerin në burg politik, thotë po nënshkruaj me Italinë një marrëveshje që të kem një mbështetje, po i ka ardhur fundi.

Lexoni çfarë ka thënë para dy vitesh për këtë marrëveshje, që kurrë nuk mund të nënshkruhet një marrëveshje e tillë.

Por tani që po përballet me opozitën e vërtetë, nuk e di nga t’ia mbajë. Kjo është e vërteta.

Unë në betejë jam. Beteja nuk është e re për mua!”



17 Comments

    1. Ja se ta tregon koken e karit ariqen arixhiu, tigri i zi sharrtuar me majmun, on line nga londra.
      Ky ven do dali ne selamet nga moterqirajt. Mjaft me nga mbrapa, vetem ne goje.

      1. Ne goje eshte me e sigurt persa i perket semundjeve seksualisht te transmetueshme.

        Dhe me komode per hir te se vertetes.

  1. Lideri i tyre është shpallur ‘i korruptuar familjarisht’ nga Shtetet e Bashkuara. Këta që i shkojnë pas, herë ngjiten në dritare, herë i bëhen mburojë mishtore për të mos u paraqitur para Drejtësisë; këta janë të zhytur në korrupsion ‘familjar qeveritar’ dhe në krimin e vrasjeve. Kurrë nuk i kanë kërkuar ndjesë kombit për qindra plagë të rënda që i kanë shkaktuar. Hetimi dhe gjykimi i familjes së korruptuar ka nisur nga periferia, që nga dhëndëri që ndodhet në burg; të tjerët vijnë pas.Salihu njelloj me kryeshkrim e lapsit dje,salih ku e dergove agron shehajn tregoju shpellkareve te tu.

  2. Ka 2 jave. I ka ik truri.
    Me pare dilte cdo te premte me gazetaret.
    Tani del cdo 2 ore.
    Se cili ka lepurin ne bark, ec e mere vesh tani.
    Po ti sali vazhdo. (ai lepurin ne barke). Ti prit kur te trokasin te porta…….. 🕒🕒🕒🕒

  3. lepurin ne bark e ke ti o kurve qe fshifesh ne hale kur vjen policia gjyqsore te te jape njoftimin per paraqitje

  4. Del çdo dy orë sepse i ka hap punë Rama sidomos me këtë perlën marrëveshje me Melonin,me izolimin e opozitës në kuvend. Mos ja qani hallin. 80 vjeçar dhe marshalla duket si 50 e jo si kumandari juaj 59 e duket si 80.

  5. Berisha thote qe Rama me kete opozite nuk i fiton zgjedhjet hahahaha ky duhet derguar per vizite te psikiatri. Po 14 maji cfare tregoi. Po Rrogozhina dhe Kukesi. Po Shkodra dhe Tropoja po si nuk i vjen turp kur genjen burri 80 vjec.

  6. Raporti vjetor i Bashkimit Evropian për Shqipërinë ka paketuar me fjongo rozë një ndër fiaskot më flagrante mediatike të vitit, ku agjencia BIRN (Reporter.al) nëpërmjet një shkrimi të vulosur nga gazetarja Ola Xama, keqinterpretoi dhe spekuloi mbi një raport të IFC-së të prezantuar nga Veliaj për zgjidhjen e çështjes së trajtimit të mbetjeve.

  7. Po ti fol njeher per lepurin tend pastaj fol per lepurin e Rames. Mesa dim, ti je non-grata per korrupsion madhor me gjith familje dhe je nen hetim. Deri tani eshte keshtu dhe i bie qe lepuri jot te jet me i madh. Po behu burr dhe ti e shko njeher ne gjykat, merr shembull nga shoku i ngusht Like floriri.

  8. Eh shyqyr erdhi kjo dit per shqiptaret qe ti, Rama dhe Likja te keni lepurin ne barg se deri sot na benit si tigra. Vodhet, vrat e vodhet prap e nuk u hyr gjemb ne kemb. Te pakten tani te tre e keni leprin mren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *