• |
ide | kryesore

Dëshmoi për 2 orë në SPAK, Meta: Nuk ekziston asnjë shkresë

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se nuk ekziston asnjë akt apo shkresë që ai të ketë nënshkruar në interes të dikujt.

Meta tha se kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama.

Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër as ministër i ekonomisë, përfshirë këtu edhe DIA edh CEZ. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi.”, tha ai.

Mes të tjerash Meta tha se; “Dua të theksoj se asnjë akt, shkresë, dokument, nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askujt. Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më parë.”.



18 Comments

    1. Fakte fakte. Vertet.
      Prandaj eshte gjykata.
      Keshtu funksionon.
      Prikuroria. Akuzon. Me faktet qe ajo pretendon qe ka.
      Avokati. Mbron. Duke hedhur poshte pretendimet e prokuroris.
      GJYKATA. VENDOS SIPAS LIGJIT. Se kush ka te drejt. Dh se a jan te faktuara veprat qe pretendon secila pal.

      Tani. Un nuk njoh njeri (ne demokraci) qe te thote un jam i fajshem.
      Vetem ne komunizem e pranonoin (nga dajaku) qe kishn ber gabim.
      Kush ka ndonje mendim tjeter, te na e thot.

    2. hahaha, duhen fakte thot ky siper. Po a nuk e pan gjith shqiptaret me ze e me figur e me bllok ne dore kete? Tjeter muhabet pse ja hodhi se vajti Saliu per dark nje dit para shpalljes se vendimit. Ky siper kerkon gjurmet kur ka perball ujkun.

  1. Amoj Amerikë cna bere.
    Po na mer bijt me te mire. Me te paster. E me te pa korruptushem.
    Ne ishim mire 30 vjet. As korrupsion as krime.
    Vjen Amerika e na tregoka qe gjasme keta politikan qe na kan MIRE QRVERISUR keto 30 vjet. Qenkan te korruptuar.
    Po ka njeri qe e beson kete???

  2. Lideri i tyre është shpallur ‘i korruptuar familjarisht’ nga Shtetet e Bashkuara. Këta që i shkojnë pas, herë ngjiten në dritare, herë i bëhen mburojë mishtore për të mos u paraqitur para Drejtësisë; këta janë të zhytur në korrupsion ‘familjar qeveritar’ dhe në krimin e vrasjeve. Kurrë nuk i kanë kërkuar ndjesë kombit për qindra plagë të rënda që i kanë shkaktuar. Hetimi dhe gjykimi i familjes së korruptuar ka nisur nga periferia, që nga dhëndëri që ndodhet në burg; të tjerët vijnë pas. Ja burri shkon dhe paraqitet si zotni jo si salihu qe hiqet burr por eshte nje Llaxore rrugesh

    1. po ti je gje avokati? Ku e di ti se nuk kan fakte apo ngaqe e tha Like floriri. Pse ca do thot Like floriri, do pranoj hajduterin?

  3. Bobo, kete mjafton ta shofesh ne surat per te kuptuar se ne ca gjendje psikologjike eshte. I mbaroi vaji kandilit dhe ketij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *