• |
ide | kryesore

Marrëveshja për refugjatët me Shqipërinë përçan qeverinë italiane

Arkiva, Lajme, Të fundit
refugjatet



Marrëveshja që Rama – Meloni për të sjellë refugjatët në Shqipëri po përçan qeverinë italiane. Gazeta “La Repubblica” shkruan se drafti i firmosur të hënën në Romë nuk i ka pëlqyer La Lega të Matteo Salvinit që është pjesë e koalicionit qeverisës.

“Çështja është kjo: rruga diplomatike është në rregull, marrëveshja e Melonit me Shqipërinë është e shkëlqyer. Por Italia duhet të jetë Itali. Duhet marrje e përgjegjësisë. Salvini, kur u bë Ministër i Brendshëm, ndaloi emigracionin e paligjshëm. Ndoshta kjo ka bërë që të tjerët të jenë më të kujdesshëm në këto çështje” – thotë zëvendëssekretari i La Lega, Andrea Crippa i cili ka konfirmuar përplasjet në qeveri.

Ai thotë se akordi me Tiranën “është një lëvizje e mirë e Melonit. Më në fund një vend në kontinentin evropian, që drejtohet nga një socialist, sepse Rama është socialist, po ndihmon Italinë”. Nga pikëpamja thelbësore ai thotë se është një rezultat i shkëlqyer, por a ishin të informuar ministrat?

“Nuk e di nëse ia ka thënë apo jo Piantedosit (ministrit të Brendshëm). Si zëvendëssekretar dhe deputet nuk më është kërkuar të përfshihem. Salvini komentoi dje dhe dukej i kënaqur. Diplomacia është e nevojshme, por, siç ka treguar Salvini, nevojitet edhe një grusht i fortë në lidhje me dëbimin e emigrantëve. Edhe sepse mesazhi që duhet dërguar atje është: mos u largoni, sepse nuk do të mbërrini në Itali.

Nga pikëpamja thelbësore marrëveshja është perfekte, nga pikëpamja strukturore do të ishte e nevojshme që Bashkimi Evropian të bënte siç bëri Shqipëria. Dhe kjo do të thotë që BE duhet të vihet në dispozicion për të ndihmuar Italinë. Nëse një socialist si Rama e bën këtë, ka vende të tjera që mund të japin një dorë më shumë. Nuk e kanë bërë më parë, nuk po e bëjnë tani” – thotë ai.

Ka edhe një detaj tjetër që po shkakton debate në Itali. Kjo pasi marrëveshja me Shqipërinë “nuk do të kalojë në Parlament”. Meloni e nuk e ka konsideruar si një marrëveshje ndërkombëtare, por si amendim të një traktati.

“Ky është një traktat bashkëpunimi i forcimit të bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë për çështjen e imigracionit, i cili tashmë është parashikuar nga marrëveshjet e mëparshme ndërkombëtare të nënshkruara i pari në 1995 dhe tjetri në 2017” – thotë ministri për marrëdhëniet me parlamentin Luca Ciriani.

Opozita e ka reaguar ashpër duke kërkuar që drafti të shkojë në parlament. “Në Itali marrëveshjet ndërkombëtare kalojnë nga Parlamenti dhe për ne është e papranueshme që kjo të mos kalojë në Parlament. Nuk e bëjnë sepse e dinë që bie ndesh me nenin 10 të Kushtetutës” – thotë Partia Demokratike. Edhe Giuseppe Conte e ka kritikuar marrëveshjen me Shqipërinë për refugjatët. ©LAPSi.al



7 Comments

  1. Nje idiote, palaço e pa pjekur. E hengri sapunin per djathe nga e majta. E bukura eshte se doli beri dhe si njishe duke tall makron bythqirin. E hengri vet tani.

  2. Dy pretendimet e Berishës rrëzojnë njëra tjetrën. Pretendimi I parë që masa e sigurisë është antikushtetuese rrëzon pretendimin e dytë që nuk ka marrë dijeni për masën e sigurisë, se nëse nuk do kishte marrë dijeni nga e di që është antikushtetuese.

    Akti I sotëm në gjykatë, tregon se ai ka marrë njoftim dhe po përballet me gjykatën në këtë proces kështu që nuk ka nevojë të shkohet më ta kërkosh herë tek tualeti I gocës herë tek ai I djalit.

    1. Uuuuaaaa! Sa i zgjuar sufllaqja e ores 22:01! E beri analizen e do e nise me posten expres per ne Spak e gjykate.S’ka nga e dredh Berisha tani.Burgim te perjetshem.

  3. Nuk e njeh Salvini or22:37. Pavarësisht se janë në koalicion nuk se çdo gjë shkon vaj. Salvini humbi shumë pikë kur bëri dy herë koalicion me të majtët për hir të qëndrueshmërisë ndërsa Meloni jo. Shto dhe fushatën për emigracionin rriti dukshëm përqindjen dhe doli parti e parë. Salvini kur ishte ministër i brendshëm qe mjaft efikas për uljen tej mase të emigrantëve. Nuk e vuri prapë në atë pozicion dhe ajo nuk është në gjendje tani t’a zgjidhi. Pastaj për Salvinin e vetmja mënyrë është luftimi në nisje të emigrantëve dhe eleminimi i grupeve të trafikut. Dhe është krenar që problemet e vëndit të vet do t’i zgjidhin në Itali e jo gjetkë. Pastaj e njeh shumë mirë realitetin shqiptar dhe Ramën sepse ka qen ministër i brendshëm. E di që është një marrëveshje që vetëm nxit krimin e trafiqet.

  4. Rama nuk eshte socialist dhe s´ka si te jete. Ate e motivon vetem mbajtja e pushtetit, ne sherbim te kesaj mund edhe te shese Shqiperine copa copa dhe as qe i behet vone per shqipot. Skandaloze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *