• |
ide | kryesore

Më “plaku” që ka shënuar gol në Champions është Pepe: portugezi i Portos i fshin rekordin italianit Totti

-Instant, Sport
Pepe



Porto fitoi, arriti Barcelonën në vendin e parë dhe është një hap pranë kualifikimit në 1/8 e Champions League. Mbrëmje feste në Dragao, edhe për veteranin Pepe, që rrëmbeu një rekord absolut në ndeshjen kundër Antwerp.

Mbrojtësi i Porto shënoi golin e sigurisë, që e bëri rezultatin 2-0 kundër Antwerp. Pepe u bë kështu lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Ish-lojtari i Real Madrid thyen kështu rekordin e mbajtur nga Francesco Totti. Ish-kapiteni i Romës mbante krenarinë e të qenit lojtari më i vjetër që shënonte në Champions League.

Lexo më tej: Video/ Nata yjore e Leao e Giroud: Milan mposht Psg, Atletico e Manchester City të pamëshirshëm

Në vitin 2014, Totti shënoi kundër CSKA Moskë, në moshën 38 vjeç e 59 ditë. Ndërsa tani, kundër Antwerp nëntë vjet më vonë, Pepe arriti të thyente rekordin, duke shënuar në moshën 40 vjeç e 254 ditë. Falë këtij suksesi, në fakt, Porto shkon në kuotën e 9 pikëve në Grupin H, po kaq sa ka edhe Barcelona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *