• |
ide | kryesore

Daja mendon ”hakmarrjen”, Ballkani në “strofullën” e Astana: përballjet e Conference League

-Instant, F1, Sport
Daja



I befasuar në Prishtinë nga një Astana jo e parezistueshme, Ilir Daja kërkon t’i kthejë kazakëve reston. Kampionët e Kosovës do të zbresin në fushë në orën 16:30, për raundin e katërt të Grupit C të Conference League. Dardanët nuk e kanë hequr nga mendja idenë për tu kualifikuar4, edhe pse goditja e marrë në ndeshjen e parë nga Astana ka patur jo pak impakt. Sidoqoftë, tre pikët aty do t’i lejonin të qendronin në shinat e objektivit.

Trajneri i kampionëve të Kosovës, Ilir Daja, ka insistuar se Ballkani ka udhëtuar për fitore në Kazakistan: “Nëse bëjmë krahasimin, Astana ka më shumë eksperiencë se ne në garat europiane. Ka më shumë ndeshje ndërkombëtare se ne. Ne jemi për herë të dytë që marrim pjesë në garat europiane. Në udhëtim e kemi më të vështirë, pasi Astana ka në favor klimën dhe mbështetjen e publikut. Prandaj presim ndeshje të vështirë, por nuk kemi ardhur të dorëzuar”.

Ndërkohë, nuk mungojnë sfidat interesante në ndeshjet e tjera të Conference League. Lille për Grupin A do të jetë i impenjuar në transfertën me Slovan Bratislava. Sfidë shumë e rëndësishme edhe për Besiktas, në Stamboll me Bodoe/Glimt. Në fushë edhe Legia e Ernest Muçit që do të luajë në Varshavë kundër Zrinjski Mostar. Kërkoet fitore nga polakët në Grupin E, sepse Aston Villa do të luajë gjithashtu në shtëpi kundër AZ. Nuk duket problem për Fiorentinën transferta serbe me Cukaricki, ndërsa PAOK do të presë Aberdeen për Grupin G.

Lexo më tej: Video/ Dy gola në 60″, pastaj Beysebekov hesht stadiumin Fadil Vokrri: Ballkani dorëzohet ndaj Astana

NDESHJET E MBRËMJES

Conference League Group A
21:00 Olimpija Ljubljana – Klaksvik
21:00 Slovan Bratislava – Lille
Conference League Group B
21:00 Breidablik – Gent
21:00 Zorya – Maccabi Tel Aviv
Conference League Group C
16:30 FC Astana – Ballkani
18:45 Viktoria Plzen – Dinamo Zagreb
Conference League Group D
18:45 Besiktas – Bodo/Glimt
21:00 Club Brugge – Lugano
Conference League Group E
18:45 Legia Warszawa – Zrinjski Mostar
21:00 Aston Villa – AZ Alkmaar
Conference League Group F
18:45 Cukaricki – Fiorentina
18:45 Ferencvaros – Genk
Conference League Group H
18:45 FC Nordsjaelland – Spartak Trnava
21:00 Ludogorets Razgrad – Fenerbahce
Conference League Group G
18:45 HJK Helsinki – Eintracht Frankfurt
18:45 PAOK FC – Aberdeen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *