• |
ide | kryesore

Video/ Ballkani shpenzon raste pafund, Astana shpëton me 0-0: “Meritonim më shumë”

-Instant, F1, Sport, Video
Ballkani



Ballkani nuk e ka kompletuar dot të plotë hakmarrjen, duke barazuar 0-0 në Kazakistan përballë Astana. Skuadra e Ilir Dajës, e mundur në Prishtinë, mbetet në lojë për kualifikimin, por tani duhet të përballet me sy skuadrat më të forta të grupit në Conference League. Keqardhje për kampionët e Kosovës, që edhe në transfertë shpenzuar raste pafund, duke e lënë të dëshpëruar teknikun kryeqytetas për dy pikë të tjera të lëna nga dardanët. “Besoj se meritonim më shumë – tha Daja pas ndeshjes – sepse kemi kontrolluar më shumë topin. Në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën. Kemi pasur shanset tona dhe po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme, por nuk e shfaqëm këtë.

RASTET E SHPENZUARA

Skuadra e Ilir Dajës ka bërë një ndeshje fantastike duke pasur raste të shumta si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Por fati nuk ishte me dardanët, me portierin e Astana që iu mohoi disa herë golin e avantazhit dhe ndoshta edhe të fitores. “Bëmë një lojë akoma më të mirë se në Prishtinë – gjykoi Daja -. Jam i kënaqur edhe me barazimin edhe pse fitorja do të ishte edhe rezultat më i mirë. Ndeshja shkoj sipas planit. Në mbrojtje kemi luajtur shumë mirë sepse e kemi studiuar mirë kundërshtarin. Por në 20 metrat e fundit mund të kishim bërë zgjidhje më të mira. Kemi barazuar rekordin tonë të pikëve të edicionit të kaluar”.

Lexo më tej: Video/ Dy gola në 60″, pastaj Beysebekov hesht stadiumin Fadil Vokrri: Ballkani dorëzohet ndaj Astana

SHANSET E KUALIFIKIMIT

Ballkani me këtë barazim mban gjallë shpresën për kualifikimin në fazën tjetër. “Jemi mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë sepse do t’i luajmë deri në fund shanset tona për të kaluar grupin. Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës. Pastaj do t’i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit”, e mbylli Daja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *