• |
ide | kryesore

Video/ Çekia mbetet tabu për Romën, Slavia dërrmon 2-0 Mou: Toulouse turpëron Liverpool, shembet Ajax

-Instant, Sport, Video
Slavia



Në raundin e katërt të grupit G të Europa League, Roma u rrëzua 2-0 në Pragë përballë Slavia. Verdhekuqtë shtyjnë kështu kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. Mourinho për më tepër sheh të komplikohet rruga për në 1/8, duke qenë se çekët kanë barazuar diferencën e golave në ndeshjet direkte dhe janë përpara me golavarazhin e përgjithshëm. Nuk ka shkuar mirë edhe për Liverpool e Ajax. Linjat e dyta të Klopp dorëzohen 3-2 ndaj Toulouse. Tjetër humbje për Ajax, i mundur në Amsterdam nga Brighton.

Republika Çeke mbetet tabu për Romën që pësoi një humbje të keqe nga Slavia Pragë. Shtyhet kalimi matematikor i raundit, duke pasur parasysh fitoren me përmbysje të Servette ndaj Sheriff. Mourinho rreshtoi formacionin më të mirë të mundshëm, duke i dhënë frymëmarrje vetëm Cristante dhe Dybala. Për verdhekuqtë fitorja në Pragë me Slavia do të thoshte kualifikim si i pari në grup. Në vend të kësaj, Roma pësoi lojën e vendasve, që iu afruan golit në pjesën e parë me Chytil. Çekët kaluan në avantazh në minutën e 50′ me Jurecka dhe, më pas, me Masopust dyfishuan në minutën e 74′. Në mes, një pritje e bukur nga Svilar ndaj Provod. Por disfata është e rëndë dhe duhet harruar shpejt, duke qenë se të dielën është një derbi për tu luajtur, që është edhe themelor për renditjen.

NDESHJET E TJERA

Ajax në Grupin B mbyll renditjen, duke u mundur edhe në Amsterdam nga Brighton. Fati në minutën e 15 dhe Adingra në të 53′ vulosën suksesin e anglezëve. Brighton kryeson me 7 pikë, Ajax e mbyll me 2. Disfatë e Liverpool në transfertë me Toulouse, me Klopp kishte preferuar rezervat për këtë ndeshje. Francezët shkuan në avantazh të dyfishtë me golat e Donnum dhe Dallinga, ndërsa Magri anuloi edhe autogolin e Ji. Në fund Diogo Jota ngushtoi vetëm distancën. 9 pikë për Reds e 7 për francezët në vendin e dytë. Në Grupin H Leverekusen imponohet 0-1 në transfertë me Qarabag, duke mbetur me pikë të plota. 12 pikë për gjermanët, falë golit të Boniface me penallti në minutën e 4 shtesë. Qarabagi Xhixhës, 90 minutë në pankinë, mbetet i dyti me 7 pikë.

REZULTATET E EUROPA LEAGUE

Europa League Group B
Ajax 0-2 Brighton
Europa League Group E
LASK 3-0 Union St.Gilloise
Toulouse 3-2 Liverpool
Europa League Group F
Maccabi Haifa 1-2 Villarreal
Rennes 3-1 Panathinaikos
Europa League Group G
Servette 2-1 FC Sheriff
Slavia Prague 2-0 Roma
Europa League Group H
Qarabag FK 0-1 Bayer Leverkusen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *