• |
ide | kryesore

Vdekja tragjike e Raphael Dwamena, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Lajme, Të fundit



Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena i cili pësoi atak kardiak në mes të fushës gjatë ndeshjes kundër Partizanit. Autopsia pritet të dalë sot dhe do ndihmojë për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes. Gjithashtu janë sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të lojtarit në FSHF apo në klubin e Egnatias.

Në pyetje janë marrë edhe mjekët që kanë asistuar në analizat e tij të cilët janë shprehur se analizat qe prej janarit kur ai ishte në vendin tone kanë dale sipas normave të lejuara. Është bërë edhe kontrolli për protokollin dhe kohën e reagimit të mjekëve dhe autoambulancës dhe sipas hetimeve çdo gjë ka qenë në kohë pavarësisht se jeta e 28 vjecarit nuk u shpëtua dot.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *