• |
ide | kryesore

Emrat/ Transportonin 40 kg drogë nga Shkodra drejt Tiranës, policia u ngre pritë dhe i prangos

Lajme, Të fundit



Një sasi prej 40 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”.

Policia sqaroi se kanë arrestuar tre persona, të cilët transportonin lëndën narkotike në aksin rrugor Shkodër – Tiranë. Shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin tip “Renault” me të cilin dyshohej se po transportohej lënda narkotike, ku janë gjetur 3 thasë me cannabis sativa, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.

Në pranga përfunduan shtetasit Ergys Markja, drejtuesi i mjetit si dhe Dorjan Salla dhe Artur Demiri, me precedentë të mëparshëm penalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *