• |
ide | kryesore

Grevë urie në parlament? Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita po jep sinjale se do të shkojë drejt një greve urie në parlament. Ndërsa Sali Berisha ka disa javë që nuk e përjashton si opsion dhe thotë se deputetët janë të gatshëm, edhe kreu i grupit parlamentar të PD ka konfirmuar të njëjtën gjë, se opozita do të ndërmarrë akte ekstreme. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi u shpreh se mazhoranca me veprimet e saj po i nxit të shkojnë “drejt akteve ekstreme”.

“Sot kemi diskutuar mbi situatën jo normale ku është përfshirë Kuvendi për shkak të sjelljes antikushtetuese të mazhorancës. Jemi të vendosur për të vijuar aksionin demokrati brenda Kuvendit për t’i pamundësuar punën normale mazhorancës. Mazhoranca duhet të tërhiqet nga shkelja e ligjit. Nuk kërkojmë favore prej tyre, por respektim të kushtetutës. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita tashmë është bashkë.

Qoftë në Surrel, qoftë te vila e Nikollës ata mund të mblidhen dhe të votojnë, por kjo është në shkelje të rregullores. Mbledhja online është në shkelje, është dështim i shtetit ligjor”, tha Bardhi.

Prej më shumë se dy javësh, deputetët e udhëhequr nga dyshja Berisha-Bardhi nuk kanë lejuar zhvillimin e seancave dhe punën e komisioneve parlamentare. Për këtë arsye disa mbledhje të komisioneve janë zhvilluar online. Gjithsesi kur deputetët e opozitës kanë qëndruar në sallë pas mbylljes së seancave parlamentare, socialistët kanë urdhëruar fikjen e dritave, duke i lënë në errësirë.



9 Comments

  1. Futu Gazo futu shpejt. Pas nje viti do te thone te gjithe une nuk isha dakort per greve urie e une s isha dakort po na futi Gazi se na e solli basha kollone te peste.

  2. Ecni shpejt degjoni Berishen sepse ai eshte strateg. O burra perpara se ju sjell Argita byrek me arra. Ky eshte revolucioni i Berishes.

  3. Hahaha, Bardhi nuk e quan grev urie, e quan diet qe te vij ca me shum ne form. Homoseksualet e kan fiksim formen.

  4. Cudia me keta eshte se keta nuk duan as zgjedhje te parakoheshme. Nuk e kan shprehur kurr si kerkes. Opozit e cuditshme. Ne cdo vend te botes, edhe ato afrikane, opozita kerkon zgjedhje te parakoheshme. Keta nuk duan. Se kan hall se del humbes prap Saliu dhe spi me uj as “mi vodhen zgjedhjet”. Po pse nuk e provoni me protesta popullore apo keni hall se mos nuk u vijn as militantet? Keshtu eshte kur ne vend te meresh me kauzat e njerezve te tjesht, ben per kauz kullat e shefit. Ste vjen njeri nga pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *