• |
ide | kryesore

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, KiE: Ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut

Lajme, Të fundit


Marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë për qendrat e emigrantëve “ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut” dhe “shton një prirje shqetësuese evropiane drejt kontraktimit të përgjegjësive të azilit”.

Kështu ka thënë Komisionerja Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatovic.

“Protokolli për zbarkimet dhe përpunimin e kërkesave për azil – shpjegon ajo në një shënim – ngre një sërë pyetjesh të rëndësishme mbi ndikimin që do të kishte zbatimi i tij në të drejtat e njeriut të refugjatëve, azilkërkuesve dhe migrantëve”.

Më herët edhe Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me këtë marrëveshje, ku kërkuan më tepër detaje nga ana e qeverisë italiane.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *