• |
ide | kryesore

KQZ mblidhet sot për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari rrezikon shkarkimin

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00, pasi drejtësia greke i përcolli ministrisë sonë të Drejtësisë vendimin që fakton se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari ka qenë i dënuar nga Gjykata e Janinës.

Hajdari në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar. KQZ do të vendosë sot nëse kryebashkiaku do të shkarkohet apo do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç. Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.



3 Comments

  1. Lapsi nje media e lire deri kur rublat ruse mos te vijne ne llogari te lapsit.gjykata e strazburgut ka dhene vendim per Aleks Niken dhe shkeljet nga qeveria e serbit salih karaxhic berisha,te gjitha mediat e kane pasqyruar vetem lapsi dhe syri i salihut nuk e botojne.

  2. I pa emër patronazhist enverist 10:51. Prapë dhe këtu. Mos vazhdo të manipulosh me dhimbjen e një familje që ka humbur një të dashur si rezultat i sulmit barbar komunist të organizuar e nxitur nga Rama. Ato viktima janë të atij që për qëllime të planifikuara personale donte të vinte në pushtet siç erdhi dhe na solli drogën,krimin vjedhjen,korrupsionin dhe neodiktaturën. Ai duhet të ishte hetuar e gjykuar për nxitjen e atij agresioni por prokuroria e përgjithshme bëri atë që në Amerikë nuk e bëri drejtësia e pavarur në rastin e sulmit në kongres.Policët nuk i preken e se pati 4 viktima por u dënuan sulmuesit dhe presidenti Trump është nën hetim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *