• |
ide | kryesore

SPAK çon kërkesën në Turqi për ekstradimin e Dritan Rexhepit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia nis procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit



Minisitria e Drejtësisë ka gati kerkesën e përgatitur nga Prokuroria e Posaçme me qëllim njoftimin e homologëve turq për ekstradimin e Dritan Rexhepit. Ai në vendin tonë ka dy dënime, e ndërsa një një proces tjetër po hetohet. Përveç Shqipërisë, në garë janë 3 shtete të tjera të cilët kërkojë Dritan Rexhepin.

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar kërkesën Ministrisë së Drejësisë, për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i cili u arrestua në Turqi tre ditë më parë.

Pavarësisht se të ashtuquajturin “Jul Cezarin” e drogës e kërkojnë edhe Italia, Britania e madhe, Spanja dhe Ekuadori, në këtë proces është edhe Shqipëria.
Ai është dënuar me 25 vite për vrasjen e dy policëve në vitin 1998 në fushë krujë kur ishte në moshën 18-vjeçare.

Po ashtu, ai është person i kërkuar për porositjën dhe pengmarrjës dhe vrasjës së Jan Pregës.

në vitin 2015 ai mori një tjeter dënim më 4 vjet burg për falsifikim dokumetash. 43 vjecari nuk ka vuajtur asnjë ditë ditë në vëndin tonë pasi dënimet e ka marrë në mungesë.
Me 20 vite është dënuar në Itali për trafik droge e më tej edhe për arratisje nga burgu. Nga qelia ka mundur të ikë edhe në Ekuador, ndërsa në angli po ashtu kërkohet për trafik ndërkombëtar të drogës.

Tri ditë më parë ku u kap nga policia Turke ku kishte hyrë me një pasaportë në emër të një shtetasi kolumbian. Ai u arrestua në një vilë lukzose ku ishte së bashku me gruan dhe djalin.

Tashmë gjykata turke do të shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë dhe të vendos nëse Dritan Rexhepi do të ekstradohet në Shqipëri, apo në ndonjë shtet tjetër.



3 Comments

  1. Lloj lloj lajmesh ka nxierr LLapsi sot.
    Po.. Lajmin e dites. Gazetrave te lapsit. I eshte thyer maja, e nuk mund te shkruajn.
    Qe jeni kunder qeveris, dakort e mire beni.
    Po qe te mbroni nje vrases. Qe sot e zhveshi lakuriq. Gjykata e Strasburgut. Kjo nuk ka justifikim.

    1. Rast brilant per kryeshurren e skapit qe te kapi nje thes te rende me 💶 euro!
      Dumanka do beje te pamunduren t’a shpetoje nga bushtrrat pepino plehrat.
      Ne kurvistan eshte i dale dhe nuk ben as 1/3 e kohes qe beri ne ekuador.
      Tu rroje dumanka dhe bushtra e gjate thonjeparera e mallkuare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *