• |
ide | kryesore

Komisionet e ndaluara/ Rama i palëkundur edhe nga kërcënimi i opozitës për grevë urie

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Në një kohë kur opozita ka paralajmëruar grevë urie, kryeministri Edi Rama thotë se kërkesat e opozitës nuk duhet të tejkalojnë kushtetutën.

Nga Dibra, Rama u shpreh se nuk kanë kohë të merren me opozitën, madje u shpreh se “nuk ka shans që të kalohen të drejtat kushtetuese edhe sikur ata të kapërcejnë 7 penxhere”.

Teksa komentoi tensionet parlamentare, Rama tha se këto janë ditë të shëmtuara për politikën.

“Opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlamentare, por është e qartë që hetimet parlamentare të opozitës nuk duhet të prekin kushtetutën, nuk duhet ta tejkalojnë kushtetutën.

Për këtë Gjykata Kushtetuese ka vendosur një kornizë të qartë, çfarë mund të behët dhe çfarë nuk mund të behët me këtë të drejtë.

Ato që nuk bëhen me këtë të drejtë, jo nëpër penxhere, por sikur të arrijnë deri në tarracë dhe të kapërcejnë 7 penxheret nuk ka shans që t’i bëjnë me miratimin tonë. Ne nuk humbasim kohë për këtë vend për të harxhuar kohën dhe për të gjetur mundësi për ata të cilët qysh prej vitit 2013 kanë bërë të njëjtën gjë.

Në 2013 fituam ne, nuk kaluan 2-3 muaj filluan avazin ‘nuk njohim zgjedhjet’. Në 2015 fituam përsëri, përsëri i njëjti avaz. Në 2017 u futën në çadër, por në fakt u futën për të mos votuar reformën në drejtësi.

Në 2019 ikën fare, u zhdukën, morën malin dhe gjithë Shqipëri menduan se do i thoshin aman kthehuni. Asnjëri nuk shkoi në majë të malit, u kthyen vetë. Në 2021 e njëjta gjë”, tha Rama.

Shikoni këtë material të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli mbi komisionet e ndaluara parlamentare: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 



6 Comments

  1. Ka indicie të forta se ai është futur në negociata për të marrë azil politik në Francë. Duhet ta ruajnë mirë se është në prag të ikjes. Duhet bërë kujdes i jashtëzakonshëm.Greve urie per bythen e salihut.te futet vete salihu po ka kellqe

  2. O patronazhist 18:38. Çar e bëre Berishën ti Nanon që iku nga frika apo atë tigrin që iku si dhjaks. O s’e njef Berishën o do vazhdoni me politikën e shpifjes , gënjeshtrës e propagandës. Berisha nuk është nga ata që tërhiqet por di si të përballet sepse mbi të gjitha është më të drejtën.

    1. Gimi,
      Berisha e ka mision kete pune, nuk e ka ne interes, berisha ska ca pret me nga jeta por pret nga historia dhe si shqiptar 100% Malsor nder shekuj, gjak i paster shqiptari, qe kan mbijetu nga lashtesia deri sot , ka vendosur qe ta shkule kete kancer te quajtur ridhjerje!

      kush mendon se Berisha e ka per interes personal material apo ka frike nga burgu, apo kujton se do pushtet jane kurvat e fuges te rames dhe veliajt, sepse berisha nuk i hyn luftes ne pleqeri per pare, pushtet apo kenaqsi vdekatare, Berisha kerkon vendine tij si shqiptari me i madh pas 1990 se bashku me Ibrahim Rugoven! eshte ceshtje vizioni per te ardhmen qe njerezit ti shohin si idhuj qe bejne te pamunduren te mundur, te cojen vendin ne pavaresi dhe liri sic beri Ibrahim Rugova, te permbysin diktaturen dhe te eurpoianizojne vendon sic beri dhe po ben Berisha! dhe aspak qe te vjedhin dhe te shkaterrojne shtetin kur kete gje mund ta bej cdokush qe ka pushtet ! nuk ka merite kur ke cdo fuqine dhe pushtetin dhe ben dem , ka merite kur ngrihesh dhe sfidon pushtetin !

      Berisha eshte kult ne gjithe shqiperine! mjafton te shohesh entiuzazmin e qindra mijra shqiptareve tek foltoret, me te gjithe kunder, partine e tij, pushtetin, dhe ambasaden e blere kimeten dhe mcgonical! Mjafton te shohesh 500 mije vota ne maj 2023 , pa vule, pafirme pa flete pa komisionere, kunder te gjithe . Berisha eshte kult, nuk eshte barbon urash si edi rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *