• |
ide | kryesore

Lajçak jep detaje për takimet me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lajçak



Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar në platformën X për takimet që ka pasur ndaras në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç. Lajçak thotë se është folur për përparimin e një sërë çështjeve në agjendën e dialogut.

“Sot prita kryenegociatorët, të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet tona ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në agjendën tonë”, – ka shkruar Lajçak.

Kohët e fundit dialogu po zhvillohet në nivelin më të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë janë angazhuar liderë të shteteve si të Gjermanisë, Francës, Italisë, por edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Marrëveshja e Brukselit dhe anekesi i Ohrit ka gjetur pajtim në aspektin deklarativ, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po refuzon nënshkrimin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *