• |
ide | kryesore

Shiste kānabis pranë shkollave, vihet në pranga 44-vjeçari në Sarandë

Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar


Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në afërsi të shkollave në Sarandë. Në kuadër të operacionit “Tempulli”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 63 doza kanabis të gatshme për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *