• |
ide | kryesore

Vrasja e Santjago Malkos/ Apeli lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Lajme, Të fundit


Burimet bëjnë me dije se është dënuar me 28 vite burgim Ilir Selmani, i cili akuzohet se mori pjesë në vrasjen e ish-policit Santjago Malko.

Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 me një atentat të stilit mafioz. Ai u qëllua teksa po dilte me makinë nga një lavazh në rrugën Xhanfize Keko. Në vendin e vrasjes, policia gjeti rreth 10 gëzhoja, ndërsa makina që u përdor nga atentatorët u gjet e diegur në fshatin Ferraj, rreth 6.5 kilometra nga vendngjarja.

Deri në vitin 2014 Malko kishte qenë polic, por më pas ishte larguar nga detyra.

Selmani, njihet ndryshe edhe si “boksieri”, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *